Kryesuesi i Bordit të Trepçës, Ardian Syla, ka thënë se gjendja aktuale në kombinat nuk është e kënaqshme dhe se vazhdimisht janë duke u përballur me mungesë të prodhimit, gjë e cila edhe po shkakton vonesën në paga dhe kryerjen e obligimeve të tjera siç janë shpenzimet operative.
Syla ka thënë se trendi i rritjes së prodhimit veçse ka filluar të ngrehet në muajt e fundit.
“Trendi i rritjes së prodhimit veçse ka filluar të ngrehe në muajt e fundit, edhe pse larg jemi prej asaj që është e pritshme nga ana jonë. Siç e ceka, një bashkim forcash mes fuqisë së re punëtore dhe investimeve në teknologji, ky trend veçse do të jetë edhe më i lartë. Fuqia e re punëtore dukshëm do ta ndryshojë trendin e prodhimit për të mirë, përkundër teknologjisë së vjetruar”, është shprehur ai për Epoka e Re.
Ai ka shtuar pa investime të huaja rimëkëmbja e Trepçës, do të ishte shumë më e ngadalshme dhe thuajse e paarritshme.
Sipas tij, partneriteti publiko-privat do të ishte forma më e përshtatshme e investimit në këtë kohë deri në fuqizimin e saj pasi dhe do të ruhej ndikimi i qeverisë në këtë ndërmarrje dhe do të ishte më lehtë që të kontrollohet investimi dhe kahet e drejtimit të Trepçës.
“Pa investime të huaja rimëkëmbja e Trepçës do të ishte shumë më e ngadalshme dhe thuajse e paarritshme. Mbase partneriteti publiko-privat si formë e investimit do të ishte forma më e përshtatshme e kësaj kohe deri në fuqizimin e ndërmarrjes sepse do të ruhej ndikimi i qeverisë në ndërmarrje dhe do të ishte më lehtë të kontrollohet investimi dhe kahet e drejtimit të Trepçës, ka shtuar ai.
Sa i përket konkursit të fundit për punësim në Trepçë, konkurs ky që u cilësua për poenë politike, Syla ka thënë se shtimi i numrit të punëtorëve është i domosdoshëm.
“E kuptoj një gjuhë të tillë, sidomos kur ishte në fushatë zgjedhore. Gjithsesi, ju njoftoj dhe garantoj që menaxhmenti i Trepçës, këtë konkurs e ka hapur për të sjellë fuqi të re punëtore, e cila do të ndikonte në performancë më të mirë të ndërmarrjes. Më lejoni të theksoj, me aq sa na është bërë e ditur neve si bord mbikëqyrës, nga ana e menaxhmentit, një numër i konsiderueshëm nga punëtorët aktualë këtë vit do të dalin në pension andaj, pos të tjerash, konkursi është në funksion të plotësimit të atyre vendeve dhe ripërtëritjes së moshës mesatare”, ka thënë Syla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës