Studimet tregojnë se 34% e grave dhe 62% e burrave bien pre e dëshirës për të kontrolluar telefonin e partnerit të tyre. Dhe arsyeja për këtë gjest nuk është vetëm xhelozia
Rezulton, se mund të ketë disa motive psikologjike më të thella që mund të shtyjnë gjysmën tuaj më të mirë në kontrollin e mesazheve dhe të dhënave të tjera personale në telefonin tuaj. Këtu janë gjashtë prej tyre…
Partneri juaj ka vetëbesim të ulët
Në shumicën e rasteve, kur dikush shikon mesazhet në telefonin e dorës, kjo vjen prej faktit që ai/ajo nuk ndihen mjaftueshëm të vlefshëm për ju, pra ndihen të padobishëm në lidhjen që keni ndërtuar së bashku.
Edhe në një marrëdhënie të qëndrueshme, afatgjatë, këta njerëz besojnë se partneri i tyre meriton dikë më të mirë dhe rrjedhimisht mund të tërhiqet lehtësisht nga një person tjetër, ndaj duan siguri që partnerët nuk po i tradhtojnë.
Partneri juaj po mendon t’ju tradhtojë
Një kuriozitet jo i shëndetshëm ndaj jetës suaj personale mund të jetë vërtet një shenjë paralajmëruese për ju pasi mund të jetë një projeksion i mendimeve të thella të partnerit tuaj.
Me fjalë të tjera, nëse një person dyshon se diçka e papërshtatshme do të ndodhë ose tashmë po ndodh, ky person mund të jetë ai që në të vërtetë po bën këto veprime të papërshtatshme.
Partneri juaj ka çështje besimi
Besimi është themeli i një marrëdhënieje të shëndetshme. Por, nëse partneri juaj mendon se ju po i gënjeni, ka shumë të ngjarë që ata të jenë gënjyer ose mashtruar në të kaluarën.
Pas një përvoje të keqe, një person zakonisht bëhet i mbindjeshëm dhe çdo gjest apo fjalë e thënë nga ju mund të ngrejë alarmin në mendjen e tyre.
Partneri juaj nuk është në gjendje të vendosë kufij të shëndetshëm
Në çdo marrëdhënie, duhet të ketë kufij dhe shkelja e tyre nuk është kurrë diçka normale.
Partneri juaj duhet ta kuptojë këtë. Kështu që nëse e keni të qartë se respektoni hapësirën tuaj personale dhe nuk do lejoni askënd ta pushtojë atë, partneri juaj duhet të pranojë nevojën tuaj për intimitet dhe jo vetëm.
Partneri juaj ka nevojë për vëmendje
Uluni dhe përpiquni të mbani mend sa shpesh keni biseduar me partnerin tuaj gjatë muajit të fundit. A keni komunikuar siç bëni zakonisht apo ka pasur një rënie të konsiderueshme në sasinë e kohës që keni kaluar së bashku?
Nëse nuk keni pasur një bisedë të mirë për një kohë të gjatë, thjesht keni gjetur arsyen e sjelljes së çuditshme të partnerit tuaj.
Partneri juaj nuk është i gatshëm për një lidhje serioze
Nëse partneri preferon të kontrollojë telefonin tuaj pas shpinës në vend që të flasë me ju, kjo mund të jetë një shenjë që ai thjesht nuk është i gatshëm për një lidhje serioze.
Këta lloj individësh mund ta shpjegojnë sjelljen e tyre në këtë mënyrë, ata thjesht duan të dinë kush ju ka telefonuar, pra nuk e bëjnë për xhelozi. Por, kjo është një tjetër shenjë jo maturie, që tregon se ai/ajo nuk është gati për një tjetër hap në raportin me ju! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Si të zbuloni nëse historia juaj e dashurisë është në fund
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova