LAJMI I FUNDIT:

Partizani në krye me Alban Hoxhën vazhdon aventurën për kualifikimet e LK-së

Partizani në krye me Alban Hoxhën vazhdon aventurën për kualifikimet e LK-së

Njëmbëdhjetë metrat e historisë për Partizanin, falë Alban Hoxhës që me një goditje panenka dhe tre penallti të pritura i dha kualifikimin skuadrës së tij pas goditjeve të penalltive përballë Ferencvaros në përfundim të 120 minutave të çmendura për të kuqtë.

Koha e rregullt kishte përfunduar 1-1, falë dhe një dhurate të Huesing që dërgoi gabimisht topin në portën e tij duke i dhënë mundësinë Hoxhës që te penalltitë të shndërrohej në hero duke i treguar rrugën Partizanit drejt raundit të tretë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Në “Groupama Arena”, Partizani nuk ishte vetëm falë dhe përkrahjes që vinte nga tribunat megjithatë fillimi nuk ishte ai që të kuqtë kishin shpresuar, pasi në minutën e 11-të Krasniqi shkaktoi faull ndaj Ramirezit me kryesorin estonez Tohver që tregoi nga pika e bardhë.


Zoltan Gera nuk gaboi përballë Hoxhës, pavarësisht se portieri kuptoi krahun. Në disavantazh megjithatë Partizani reagoi dhe në të 15-tën Fili pati mundësinë e barazimit por e flaku jashtë. Ishin minuta më të mira për Partizanin, megjithatë Arapi bëri një tjetër ndërhyrje të gabuar në zonë ndaj Bodes, për fat këtë herë gjyqtari nuk akordoi 11-metërsh, transmeton SuperSport.

Në të 26-tën, Sormani nxorri Bathën e dëmtuar për Ekubanin dhe sulmuesi i ardhur nga Chievo pati menjëherë një mundësi në të 30-tën, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën. Në të 36-tën në mënyrë të ngjashme rrezikoi dhe Pinter portën e të kuqve, ndërsa në të 40-tën Partizani gjeti më në fund golin e merituar të barazimit që në fakt ishte një dhuratë e gjermanit Huesing, që realizoi një super autogol në portën e tij. Pjesa e parë u mbyll me Partizanin në sulm me Trashin që kërkoi portën nga distanca.

Në pushim shkuan me barazim 1-1, ndërsa pjesa e dytë nisi me një ritëm të lartë. Bode rrezikoi që në të 47-tën, ndërsa Partizani u përgjigj me Trashin në të 53-tën me një goditje dënimi që nuk u shfrytëzua siç duhet. Në të 56-tën, Ferencvaros zbriti shpejtë në sulm me krahun e majtë që ishte tërësisht i lirë megjithatë për fat goditja e Sestak u ndal nga Krasniqi. Në të 67-tën Partizani pati shansin për të mbyllur çështjen e kualifikimit pas një kombinimi mes Ekubanit dhe Filit, por ky i fundit nuk ktheu dot siç duhet në qendër. 5 minuta më pas të kuqtë ishin me fat pasi Djuricin goditi mbi traversë nga vetëm pak metra larg portës ndërsa në të 74-trën, Hoxha bëri një pritje të jashtëzakonshme duke mos lejuar prekjen e rrjetës. Alban Hoxha ishte ai që çoi në shtesë ndeshjen me një tjetër ndërhyrje vendimtare në minutën e 91-të.

Në të 99-tën, Trashi provoi të gjente golin me një goditje nga distanca. Besimi i Partizanit për kualifikimin pasqyrohej i tëri te Trashi, që 3 minuta më pas sërish provoi nga larg. Në kohën shtesë megjithatë nuk ndryshoi asgjë dhe fati i Partizanit do të vendosej nga pika e bardhë por dhe nga Hoxha, që pasi realizoi me një Panenka shkoi dhe priti goditjen e Gerës. Vila megjithatë nuk u tregua i saktë, por Hoxha korrigjoi gabimin e tij me një tjetër pritje. Trashi dhe Nagy u treguan të saktë, ashtu si dhe Ekuban që i la mundësinë Hoxhës të bëhej heroi i këtij kualifikimi duke pritur dhe penalltinë e Ramirezit. Një kualifikim historik për Partizanin që për herë të parë kaloi një raund në Champions duke siguruar tashmë dhe një përballje me Salburgun në raundin tjetër.


Partizani kalon turin ne Champions League by PanoramaVideo

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit

Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit

La Liga
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror

I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror

Ligat tjera
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë

Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë

Boks
Ruben Amorim ka plane të mëdha për yllin e Man United – synon ta bëjë njërin prej lojtarëve kryesor

Ruben Amorim ka plane të mëdha për yllin e Man United – synon ta bëjë njërin prej lojtarëve kryesor

Premier League
Zidane ka përmendur dy legjenda të Ligës Premier në mesin e tre lojtarëve të tij të preferuar

Zidane ka përmendur dy legjenda të Ligës Premier në mesin e tre lojtarëve të tij të preferuar

Ndërkombëtare
Po cilësohet si skandali i vitit në La Liga – Komiteti i Gjyqtarëve jep verdiktin për golin e Lewandowskit

Po cilësohet si skandali i vitit në La Liga – Komiteti i Gjyqtarëve jep verdiktin për golin e Lewandowskit

La Liga
Kalo në kategori