Partitë shqiptare në Maqedoni nuk ua besojnë pozitat udhëheqëse grave
![Partitë shqiptare në Maqedoni nuk ua besojnë pozitat udhëheqëse grave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/06/gra-në-politikë-780x439.jpg)
Partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk kanë zgjedhur asnjë grua për poste ministrore në Qeverinë e re.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleanca për Shqiptarët (ASH), kanë deleguar në poste ministrore vetëm burra, përderisa partitë maqedonase ua kanë besuar grave drejtimin e tri ministrive, ku bëjnë pjesë dhe dikasteri i Mbrojtjes.
Aktualisht, në procedurë është zgjedhja e zëvendësministrave. Në këtë listë në mesin e gjashtë kandidatëve të propozuar, figurojnë vetëm dy gra.
Në Kuvendin e Maqedonisë, partitë politike shqiptare janë të përfaqësuara me 20 ulëse, përderisa vetëm tri prej tyre u takojnë grave. Një gjendje e tillë tregon se se partitë politike shqiptare në Maqedoni janë larg plotësimit të kërkesës ligjore, sipas të cilës, gratë në institucionin legjislativ duhet të jenë të përfaqësuara me 30 për qind.
Përderisa partitë maqedonase e kanë respektuar plotësisht këtë direktivë ligjore.
Në deklarimet e tyre për Radion Evropa e Lirë, partitë politike shqiptare thonë se ulja e numrit të përfaqësimit të grave në Kuvend ka të bëj me uljen e përgjithshme të numrit të deputetëve shqiptarë në këtë përbërje parlamentare.
Por, organizatat të cilat kanë në fokus mbrojtjen e të drejtave të grave thonë se pa respektimin e ligjit për barazi gjinore në të gjitha nivele, nuk mund të flasim për demokratizim të shoqërisë.
“Ne nuk pajtohemi me nivelin e ulët të përfaqësimit të femrave në politikë, veçanërisht në pushtetin ekzekutiv, aty ku merren vendime, ku aktualisht vendosin vetëm burrat. Për situatën tonë, janë vetëm burrat ata që vendosin se çdo të bëhet, ndërkohë që gruaja participon si në shtëpi me angazhime të shumta, ashtu dhe në jetën shoqërore”.
“Duke participuar në familje në aspektin financiar, megjithatë kur bëhet fjalë për politikë ajo mbahet anash”, është shprehur Xhane Kreshova nga forumi i gruas në Tetovë.
Gjyla Çeliku nga Këshilli Iniciues për Përfaqësim të Drejtë të Gruas tha për Radion Evropa e Lirë se partitë politike shqiptare në Maqedoni, me politikat e tyre, në vazhdimësi pamundësojnë që gratë të jenë në krye të pozitave udhëheqëse.
“Mospërfaqësimi i saj (gruas) në pozitat udhëheqëse, lere që e dëmton të drejtën e gjinisë femërore, por njëkohësisht ata burra që janë në krye të partive, anashkalojnë femrën që i ka lindur”, tha Çeliku.
Mospërfaqësimi i femrës në pozita udhëheqëse në Republikën e Maqedonisë, sipas saj, tregon për politika jo mirë të menaxhuara në frymën patriarkale.
Ndërkaq, Safije Dehari e cila më shumë se dy dekada drejton aktivitete të cilat kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së gruas në shoqëri, thotë se nuk duhet të pritet që burrat me dëshirën e tyre të heqin dorë nga pushteti i tyre absolut në politikëbërje, gratë duhet të tregohen më të guximshme dhe më këmbëngulëse që ky pushtet të ndahet në formë të barabartë .
“Tani diskutojmë se pse gjinia femërore nuk është e përfaqësuar në drejtimin e ministrive ose pse është e përfaqësuar aq dobët në pozitat vendimmarrëse. Unë do të shkoja dhe më larg. Ku qëndron problemi që asnjë parti politike nuk drejtohet nga një grua?! – në këtë drejtim të gjithë ne duhet të luftojmë që kjo gjendje të përmirësohet”, ka nënvizuar Dehari.
Organizatat joqeveritare, që në fokus kanë të drejtat e grave, theksojnë se për respektimin e barazisë gjinore në pozitat vendimmarrëse, nuk nevojiten ndryshime ligjore, sepse në Maqedoni ekzistojnë një varg ligjesh që në aspektin legjislativ garantojnë barazinë gjinore, duke marrë si model legjislacionin e vendeve të zhvilluara evropiane mjafton që këto dispozita të gjejnë zbatim në praktikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht