LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike në Maqedoni nënshkruan kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike

Partitë politike në Maqedoni nënshkruan kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike

Përfaqësues të partive politike dhe koalicioneve, sot kanë nënshkruar kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike, të cilat do të mbahen më 15 korrik.

Thirrjet e KSHZ-së dhe nga përfaqësuesit e pjesëmarrësve në zgjedhje gjithashtu janë të drejtuara kah respektimi i masave për mbrojtje nga Covid-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësuesit e partive më të vogla kërkuan që partitë t’i kthejnë paratë për zgjedhjet dhe t’iu lejohet rritje minutash për përfaqësim të tyre në media.


Para ndërprerjes së veprimeve zgjedhore në mars, KSHZ i konfirmoi listat e 15 koalicioneve dhe partive me 1.598 kandidatë, ndërsa e përcaktoi edhe pamjen e fletëvotimit.

Me listat e tyre të kandidatëve në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore do të marrin pjesë BDI-ja, koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM-ja dhe Lëvizja Besa, koalicioni i kryesuar nga OBRM-PDUKM-ja “Ripërtëritje e Maqedonisë”, partia politike INTEGRA, “Asnjëherë e veriut, gjithnjë Maqedonia”, Demokratët, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, E majta dhe Partia punëtore dhe PDSH.

USD, UQD dhe Zëri për Maqedoninë nuk do të marrin pjesë në të “gjashtën”, gjegjësisht dorëzuan lista vetëm për njësitë zgjedhore 1, 2, 3, 4 dhe 5. “Partia jote” ka dorëzuar lista të kandidatëve për njësitë zgjedhore 1,2 dhe 5. Pas nënshkrimit të Kodit për zgjedhje korrekte dhe demokratike, KSHZ do të hedhë shortin për përcaktim e bilbordeve për reklamim politik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori