Partitë opozitare tash e dy muaj kanë filluar takimet me strukturat e tyre në pothuajse gjitha degët në Kosovë. Por, së fundi edhe partitë që janë në koalicion qeverisës janë duke bërë tubime mobilizuese me simpatizantët dhe anëtarët e tyre.
Vetëm fundjavën që shkoi të gjitha partitë në pushtet, duke filluar prej PDK-së, AAK-së, Nismës dhe AKR-së, kishin tubime me strukturat e tyre në qytete të ndryshme të Kosovës.
Partia e shefit të ekzekutivit, Ramush Haradinaj zgjodhi bastionin e vet, Deçanin si thirrje për mobilizim të të gjitha strukturave të partisë, shkruan KosovaPress.
Zëvendësi i tij në pushtet dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ishte në Skenderaj dhe Drenas, ku prej këtij lokacioni kërkoi nga anëtarësia atje ta fuqizojnë partinë.
AKR-ja e shefit të diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli shpalli zgjedhjet e brendshme ku u shpreh mjaft i entuziazmuar me masën që ishte mbledhur në një nga hotelet në periferi të Prishtinës.
Ndryshe, prej këtyre, partia e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli kishte zgjedhur si vend për takim anëtarësinë në Ferizaj, sipas tij vetëm për t’i informuar strukturat e veta me sukseset e kësaj qeverie.
Kështu, si kryeparlamentari këto tubime si informuese po i shohin dhe krerët e partive tjera në pushtet.
Megjithatë ndryshe nga liderët e partive politike mendojnë analistët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Të gjithë këta këto tubime po i konsiderojnë si një para-fushatë të partive në pushtet, ndërsa kanë thënë se zgjedhjet janë të pashmangshme.
Drejtori ekzekutiv i organizatës jo qeveritare,’ÇOHU’, Arton Demhasaj këto tubime me strukturat të partive në pushtet i konsideron si një mini-fushatë parazgjedhore..
Në të kundërtën, sipas tij nuk ka logjikë që partitë në pushtet të takohen me qytetarë, pasi puna e tyre tregohet përmes projekteve që ata i realizojnë.
“Kur shohim tendenca të tilla për partitë që janë në pushtet, dalin në terren dhe takojnë strukturat e tyre, qytetarët ose aktivistët e partive politike është një indikacion që së shpejti mund të ketë zgjedhje. Në një mënyrë këta po përgatitën për zgjedhje. Kështu kjo mundet me tregu këtë logjikë, ndoshta partitë në pushtet që më së tepërmi e nuhatin rënien e Qeverisë ose shkuarjen në zgjedhje fillojnë të dalin në fushata të tilla. Këta nuk i quajnë fushata të tilla, por vetëm takime me strukturat e veta. Për ta është normale, por në këtë aspekt mund të konsiderohet se në një të ardhme të afërt mundet të ketë zgjedhje. Kjo është arsyeja e vetme që ata po dalin në terren”, thotë Demhasaj për KosovaPress.
Sipas tij, janë vetëm dy alternativa, të zhbllokohet situata politike në Kuvend, ose vendi të shkojë në zgjedhje.
Demhasaj, mendon se ndikim në rrëzimin e kësaj Qeverie mund të ketë presidenti i vendit, Hashim Thaçi në momentin që atij i bllokohet rruga e dialogut me Serbinë.
“Mundet me ndodh një skenar i tillë që presidenti Thaçi përmes ish-partisë së tij me inicu procesin e votëbesimit…Ta shkarkoj qeverinë dhe vendi të shkoj në zgjedhje”, ka përfunduar ai.
I njëjtë në mendim me të ka qenë dhe njohësi i rrethanave politike, Belul Beqaj.
Ai zgjedhjet e reja i konsideron të domosdoshme sepse Kosova, siç thotë ai është në një udhëkryq dhe deshën apo nuk deshën partitë politike në vend, zgjedhjet janë një realitet që duhet të ndodhin.
“Indice për zgjedhje të reja në Kosovë ka pasur që nga dita e parë kur është formuar koalicioni në të cilat janë partitë që kanë dëshiruar me çdo kusht të mbesin në pushtet, dhe janë partitë që kanë dëshiruar më çdo kusht të vijnë në pushtet… Unë mendoj që jemi në një situatë udhëkryqi ku zgjedhjet deshëm apo nuk deshëm, deshi apo nuk deshi opozita duhet të trajtohen si një realitet i cili duhet të ndodh”, tha Beqaj.
Ai komentoi dhe video-mesazhin e kryeparlamentarit Veseli, ku ai ka ftuar për unitet dhe zhbllokim të situatës politike në vend. Sipas tij, është një përpjekje e vonuar, e cila nuk mund të bashkojë skenën politike në vend.
Por, Valmir Ismajli nga Demokracia Plus(D+) është skeptik se do të ketë zgjedhje.
Sipas tij, zgjedhjet nuk varen vetëm nga skena politike në vend, por dhe nga bashkësia ndërkombëtare.
“A do të ketë, apo jo zgjedhje në Kosovë, gjithmonë mund të themi që nuk varet vetëm prej skenës politike kosovare. Një bukur peshë të madhe ka dhe bashkësia ndërkombëtare, edhe nëse do të kishte një pajtim të madh mes subjekteve politike, por të kemi një jo nga bashkësia ndërkombëtare, atëherë zgjedhje nuk do të kishte”, thotë Ismajli.
Aktivizimin e partive për takime me strukturat partiake, Ismajli e sheh si luftë mes partive në pushtet.
Sipas tij, një rivalitet i ashpër është duke ndodhur mes PDK-së dhe Nismës, pasi siç tha ai Nisma është duke fituar bukur shumë terren ndaj ish-bashkëpunëtorëve politik.
“Mund të themi se ka një lloj lufte, sidomos mes Nismës dhe PDK-së, sepse siç dihet Nisma ka arritur të marr një pjesë të elektoratit të PDK-së, qoftë me nxitjet që po i bënë përmes punësimit në disa komuna. Për këtë arsye tashmë PDK-ja ka vërejtur rrezikun, duke përdorur siglën se gjoja kemi zgjedhje të brendshme, ata janë duke organizuar takime me elektoratin e vet. Megjithatë, brenda mesazhit që ka PDK, shihet se ata janë duke përgatitur për zgjedhje”, thotë Ismajli.
Partitë opozitare ka mbi gjashtë muaj që kanë kërkuar zgjedhje të reja në Kosovë, pasi sipas tyre, kjo Qeveri është e pakicës, pasi ata nuk i kanë numrat.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale
Besimi për kritikat nga qeveria e re: Nuk kam reaguar sepse u kam dhënë kohë të shohin gjërat
Nikolloski: Autostrada Shkup-Bllacë është një dështim i plotë, dy seksione po ndërtohen paralelisht
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro
Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit