Partitë në Maqedoni vazhdojnë fushatën, kërkojnë votat e qytetarëve më 15 korrik
![Partitë në Maqedoni vazhdojnë fushatën, kërkojnë votat e qytetarëve më 15 korrik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/06/Raport-per-zgjedhjet-kuvendare-ne-Maqedonine-e-veriut-1-780x439.jpg)
Partitë politike në Maqedoninë e Veriut i kanë vazhduar aktivitetet në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut. Gjatë takimeve me qytetarët, ata kërkojnë besimin e tyre dhe respektimin e protokolleve shëndetësore.
Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura aktivitetet e ditës së djeshme të partive, të cilat do të garojnë në zgjedhje më 15 korrik.
Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM, në të cilin bënë pjesë edhe Lëvizja Besa, mbrëmë ka mbajtur tubim në Ohër.
“Koncept të ri, me program të ri dhe mbi të gjitha me ekonomi zhvillimore. Do t’u mbajmë leksione ekonomike edhe Mickoskit edhe kuadrove të tij ekonomik, por edhe leksione rajonit. Sepse kemi potencial, vendndodhje të shkëlqyer gjeografike, popull të zellshëm, njerëz të cilët nuk kursehen vetëm kërkojnë mundësi korrekte që me nder të fitojnë. Por edhe për këtë që tani kemi miq, e jo armiq, dhe për këtë që na respekton e mbarë bota. Për këtë do të kemi sukses”, theksoi lideri i LSDM-së Zoran Zaevi në tribunën parazgjedhore të mbajtur mbrëmë në Ohër.
Ndërsa koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, ka qëndruar në Resnjë, prej ku Hristijan Mickoski kërkoi “kthimin e krenarisë kombëtare”.
Mickoski tha se falë politikave të gabuara të kësaj udhëheqësie të LSDM-së të udhëhequr nga Zaevi, Maqedonia shënon rekord sipas numrit të të sëmurëve dhe njerëzve, për fat të keq, e humbin jetën e tyre dhe se pikërisht për këtë tani më shumë nevojitet që të gjithë të qëndrojmë së bashku sepse vetëm kështu mundemi ta rindërtojmë Maqedoninë.
BDI dje ka mbajtur tubim në Tetovë, ku fjalime kanë mbajtur Teuta Arifi dhe kandidatët për deputetë në njësinë e gjashtë zgjedhore, Florin Besimi, Bajram Rexhepi dhe Fitore Ziberi, si dhe shefi i shtabit qendror pranë BDI-së, Fatmir Besimi.
“Është koha kur të gjithë duhet të punojmë dhe të bashkohemi rreth një ideje dhe qëllimi që është mbi çdo ndarje dhe dallim që mund ta kemi mes veti si shqiptarë. Ky qëllim mban emrin Kryeministri i Parë Shqiptar. Kur jemi bashkë, jemi shumë të fuqishëm. Kjo është një kauzë kombëtare shqiptare. Kjo është ëndrra jonë kombëtare. Ëndrra e barazisë së plotë, ëndrra e një shoqërie që fjalët i kthen në vepra”, tha Teuta Arifi.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, mbajtën konventën promovuese për zgjedhjet e 15 korrikut. Konventa u mbajt në sheshin Iliria në Tetovë ku u prezantuan kandidatët për deputetë dhe bartësit e listave në të gjitha njësitë zgjedhore ku garon ky koalicion.
Krerët e partive në koalicion Ziadin Sela dhe Afrim Gashi thanë se po fillon një kapitull i ri për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ata u zotuan se më 15 korrik do të vijë ndryshimi për shqiptarët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht