Raportimet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se Parma që është kthyer në Serie A është vënë pas sulmuesit të Stoke Cityt, Peter Crouch.

Sulmuesi 37 vjeçar është nën kontratë me klubin anglez edhe për një vit.


Por Crouch mund të ndryshojë ambient pasi Stoke e ka humbur statusin e skuadrës së Ligës Premier.

GettyImages 958001968 Peter Crouch te Stoke City . (Getty Images)

Sipas SportItalia klubi italian tani e do Crouch në Serie A, pasi këtë vit është kthyer në elitë dhe do lojtarë të nivelit të lartë.

Sulmuesi shtatë lartë ka shënuar pesë gola sezonin e shkuar në Ligën Premier, ndërsa në karrierë ka mbi 100 gola në elitë.

GettyImages 947122524 Peter Crouch dhe Xherdan Shaqiri (Getty Images)

Ai ka luajtur edhe për Anglinë 42 herë, mes viteve 2005 deri me 2010, duke shënuar 22 gola.

Peter Crouch ka mbrojtur ngjyrat e klubeve të njohura si Tottenham, Southamphton, Liverpool e Portsmouth. /Telegrafi/

telegrafi sport app