LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian voton sot raportet për Kosovën dhe Serbinë – kërkohet njohja e ndërsjellë

Parlamenti Evropian voton sot raportet për Kosovën dhe Serbinë – kërkohet njohja e ndërsjellë
Foto: Ilustrim

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian të mërkurën do të votohen raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, që ishin miratuar para një muaji në Komisionin e Politikës së Jashtme. Votimi pason debatin e zhvilluar të martën mbrëma në PE për këto raporte.

Gjatë debatit, sa i përket Kosovës dominuan thirrjet që të liberalizohen vizat dhe të ketë përparim në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.


Raportin për Kosovën e ka përgatitur deputetja gjermane, Viola von Cramon.

Gjatë fjalimit në debatin e 5 korrikut, Von Cramon tha se mirëpret qëndrimet e Kosovës rreth luftës në Ukrainë dhe bëri thirrje edhe një herë që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës, transmeton REL.

“Qytetarët e Kosovës janë të vetëdijshëm po ashtu se unë personalisht dhe Parlamenti Evropian kemi ngritur vazhdimisht nevojën për liberalizimin e menjëhershëm të vizave, gjë që është zgjatur së tepërmi përkundër faktit se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet”, tha von Cramon.

Von Carmon kërkon liberalizim të menjëhershëm të vizave për Kosovën
Lexo po ashtu Von Carmon kërkon liberalizim të menjëhershëm të vizave për Kosovën

Me përjashtim të disa deputetëve nga radhët e të djathtës ekstreme, shumica e ligjvënësve kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën dhe kjo do të jetë edhe në versionin përfundimtar të tekstit të raportit që do të votohet të mërkurën.

Teksti pritet të mbetet pak a shumë ashtu siç ishte miratuar në Komisionin e Politikës së Jashtme.

Në seancë plenare, sipas deputetëve, do të jetë sfidues vetëm votimi rreth një amendamenti ku kërkohet që marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, që duhet të dalë nga dialogu, të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë.

Kjo kërkesë ishte miratuar në Komisionin e Politikës së Jashtme edhe pse këtë e kishte kundërshtuar raportuesi për Serbinë, Vladimir Biliçik, i cili është nga Sllovakia, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Tani ka përpjekje që formulimi që përfshin njohjen e ndërsjellë të hiqet gjatë votimit në seancën plenare.

Në tekstin e raportit po ashtu përsëritet thirrja që pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën janë: Spanja, Sllovakia, Rumania, Qipro dhe Greqia.

Nga Serbia në raport do të kërkohet që të mbështet qëndrimet e BE-së ndaj Rusisë dhe agresionit ndaj Ukrainës, përfshirë edhe sanksionet që Bashkimi Evropian i ka vendosur kundër Moskës.

Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Ndryshe, rezoluta të tilla të Parlamentit Evropian, që në formën e raporteve individuale për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor miratohen një herë në vit, kanë një rëndësi politike, por ato nuk janë obliguese për vendet anëtare të BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori