Kryeministri francez do ta kufizojë influencën nga jashtë ndaj xhamive. Franca ka nevojë për një marrëdhënie të re me Islamin. Kërkesa vjen pas një serie atentatesh islamiste kohëve të fundit.
Pas serisë së atentateve të kohëve të fundit në Francë, kryeministri Manuel Valls do një bashkëpunim të ri mes shtetit dhe institucioneve islamike në vend. Në një intervistë për gazetën “Le Monde” (29.07) Valls u shpreh që për një farë kohe ndërtimi i xhamive në Francë të mos financohet më nga jashtë.
“Ne kemi nevojë për një rend të ri dhe duhet të gjejmë një marrëdhënie të re me Islamin e Francës”, tha Valls duke theksuar, se Salafizmi nuk ka vend në Francë. Së fundi sulmi i dy të pandehurve terroristë në një kishë katolike në Normandi e tronditi vendin. Një prift u vra. Qysh nga fillimi i vitit 2015 në Francë ka pasur vazhdimisht sulme islamiste. Kjo ka nxitur diskutimet për rolin e Islamit në Francë.
“Laicizimi e ka verbëruar shtetin”
“Shteti francez si të thuash tani është zgjuar “, thotë Ronja Kempin, e cila analizon gjendjen në Francë në Fondacionin Shkenca dhe Politika. Sipas saj nuk i përgjigjet botëkuptimit francez për shtetin ndërhyrja në çështjet religjoze, shpjegon Ronja Kempin. Sipas saj kjo ka të bëjë me ndarjen strikt të shtetit nga kisha, sepse Franca është shtet laik. “Laicizmi e ka bërë shtetin si të thuash të verbër”.
Ndërkohë qeveria në valën e luftës kundër terrorit ka hartuar planin e aksionit kundër radikalizimit dhe terrorizmit, që u prezantua në maj. Për këtë Franca në dy vitet e ardhëshme do të verë 40 Milionë Euro në dispozicion, për të hapur në mbarë vendin qendra për riintegrimin e islamistëve të radikalizuar.
Por kjo do të jetë e vështirë, thekson Kempin, sepse qeveria nuk e njeh kuotën e saktë të besimtarëve në vend. Si shtet laik Franca nuk mban statistika për përkatësinë fetare. Askush nuk e di saktë, se sa njerëz në çfarë niveli janë religjozë.
Financimi dhe donacionet
Në Francë ka mbi 2000 xhami të ndërtuara kryeisht me donacione, po ashtu si edhe kishat e krishtera. Në Francë nuk ka taksë për kishën si në Gjermani. Edhe në vende të tjera europiane si p.sh. në Belgjikë nuk është transparent ndërtimi i xhamive. Nuk është e qartë se sa xhami ndërtohen me financime nga jashtë vendit. Një studim i fondacionit Shkenca dhe Politika në Berlin në 2010 arrin në konkluzionin, se në atë kohë bëhej fjalë për rreth 200 xhami, ndërtimi i të cilave ishte realizuar me donacione nga të huaj./DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryeministri sllovak, Fico: Do t’ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t’i jepte dorën presidentit
Evropianët, “më të frikësuar” se të tjerët nga presidenca e dytë e Trumpit në SHBA – zbulon një sondazh
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni
Erdogan thotë se Turqia mund t'i "shtypë të gjithë terroristët në Siri"
Sulm raketor rus në Ukrainë, goditen objektet kritike të infrastrukturës në Lviv
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri