LAJMI I FUNDIT:

Parazitët sundojnë botën

Parazitët sundojnë botën

Jo rrallë ju ka rënë të dëgjoni të thotë dikush se nuk dëshiron të jetojë si parazit – dëshiron të jetojë i pavarur. Parazitët jetojnë në llogari të organizmit tjetër, i cili quhet “mikpritës”, qoftë të jetojë në të, qoftë mbi të.

Të gjitha qeniet e gjalla varen nga njeri-tjetri dhe për njëri-tjetrin, mirëpo parazitët jetojnë me organizmin tjetër në mënyrën krejtësisht tjetër. Paraziti merr nga “mikpritësi” çdo gjë. Ndërkaq, nuk i jep asgjë.

Trupi ynë është vendbanim i parazitëve të ndryshëm, të cilët shkaktojnë sëmundje të shumta. Mjekët konstatojnë që kur në morg bëjnë obduksionin e trupit të vdekur, ai është përplot me parazitë. Fatkeqësisht, për këtë shumica e njerëzve nuk dinë, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet e National Institute of Health kanë treguar që mashkulli mesatar ka në trupin e tij deri në 1 kg parazitë, sidomos në zorrë të hollë dhe të trashë. Femrat kanë diç më pak. Parazitët mund të gjenden në mëlçi, në zorrë, në tru, në zemër dhe në organe të tjera të njeriut.


Në trupin e njeriut mund të depërtojnë nëpërmjet ujit dhe ushqimit të ndotur, duarve të palara, lëkurës dhe rrugëve të frymëmarrjes, insekteve, si dhe nëpërmjet marrëdhënieve seksuale. Pengimi i depërtimit të tyre në organizëm praktikisht është i pamundur.

Një ekip i mjekëve amerikanë ka kontrolluar pemë të ndryshme, 70% e tyre kanë qenë të infektuara me parazitë.

Si arrijnë parazitët në trupin e njeriut? Përse parazitët janë aq të rrezikshëm për ne?

Ndër parazitët që takohen më shpesh te njeriu janë ata të zorrëve. Këta lloj parazitësh zhvillohen si tek të fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, vetëm atëherë kur nuk zbatohen rregullat e higjienës. Kur niveli i higjienës dhe kulturës shëndetësore është i lartë, nuk ka infeksion nga parazitët e zorrëve.

Për të konstatuar sëmundjet, përveç shenjave klinike janë të domosdoshme edhe ekzaminimet mikroskopike të materialëve fekale, për të parë vezët e parazitëve. Janë shumë lloje parazitësh të zorrëve, askaritoza, oksiuriaza, trikocefaloza, trikineloza, shiritat, lambia etj.

Parazitët janë të shumëllojshëm. Ata janë të fëmijët që mezi shihen në mikroskop, deri tek shiriti i derrit dhe i kaut që variojnë nga 8-12 m të gjatë.

Veçori e këtyre parazitëve është se nuk qëndrojnë vetëm në zorrë, por një përqindje e tyre, ndonëse e vogël, mund të zhvillohen në disa organe si: mushkri, mëlçi, tru, rrugët e tëmthit. Në organet ku vendosen, këto shfaqin shenja klinike të veçanta dhe të vështira për t’u diagnostikuar.

Në përqindje më të madhe të rasteve parazitët zhvillohen në zorrë dhe në rastet askarideve numri i madh i tyre, më e pakta mund të shkaktojnë ngatërrim zorrësh (bllokim të zorrëve) gjë që çon në ndërhyrje kirurgjikale urgjente.

Ka raste, ndonëse të rralla, që parazitët të nxirren jashtë me të vjella dhe gjatë këtij fenomeni mund të kthehen mbrapsht nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Në këto raste, ato mund të shkaktojnë deri në asfiksi. Ndërsa shiritat mund të vendosen në të gjithë muskujt e turpit pa përjashtim.

Komplikim tjetër është që këto parazitoza të vendosen në mëlçi ose në veshka duke formuar atë që njihet me termin ekinokok.

Vlerësohet nga pikëpamja epidemiologjike si faktor primar i rrezikut ndaj këtyre infeksioneve parazitar në ambiente shtëpiake, sidomos koneve që siç dihet preferohen nga fëmijët si kafshë shoqëruese, duke bërë që rreziku për t’u prekur nga këto të jetë më i lartë. Duke u kruajtur dhe prekur objekte shtëpiake, kafshët mund të lëshojnë vezë të parazitëve, të cilat më pas të futen në organizmin e njeriut.

Kafshët vaksinohen, pse mund të shërbejnë si burim parazitozash?

Një kafshë nuk vaksinohet për parazitë, pasi nuk ekzistojnë vaksina për to. Kjo e bën të pambrojtura ndaj tyre dhe njëkohësisht transmetues së tyre.

Këta parazitë mund të shkaktojnë anemi, urtikarie dhe mund të japin dhe dëmtime në sistemin nervor.

Në fillim mund të shfaqet dhimbja e barkut, e përqendruar kryesisht rreth kërthizës. Kjo zgjat me orë deri në disa ditë, e shoqëruar me të përziera, dalje të feceve jo shumë të formuara dhe me erë të rëndë, rrallë mund të shfaqet me kapsllëk.

Pacienti mund të këtë ulje oreksi, mund të shfaqë në lëkurë pika të forta të kuqe, të ngritura pak mbi nivelin e lëkurës, të cilat shkaktojnë kruarje të vazhdueshme. Pacienti shfaq zbehje, dhimbje koke, mungesë përqendrimi dhe nervozitet. Kërcet dhëmbët natën dhe ka kruarje të hundëve.

Ascaris Lumbricoides, Cryptosporidiosis, Paragonimus Westermani, Taenia Saginata, Trichinella Spiralis

Parazitët intestinal më të shpeshtë te fëmijët

Shpesh herë prindërit paraqiten te mjeku, se fëmija i tyre papritur ka filluar të qajë e të ankohet për dhimbje të barkut të forta rreth kërthizës (më e shpeshta ),por edhe në të gjithë barkun.
Një nga shkaqet më të shpeshte është parazitoza intestinale. Dy nga më të pranishmet janë oksiuret dhe giardiazis lambia.

Oksiuriaza, i njohur edhe si “krimb i fëmijëve” , është një parazit i bardhë dhe i hollë. Përveç se te qeni, ai ndikon edhe te njeriu me shpesh te fëmijët, veçanërisht te ata që jetojnë në mjedise të mbipopulluara, në komunitete ,në shkolla, kopshte ose në kushtet e higjienës së dobët. Pavarësisht nga madhësia e vogël, mund të vërehen me sy të lirë, në formën e filamente të vogla të bardha që lëvizin në fece ose në zonën perianale gjatë orëve të para të mëngjesit.

Oksiuriaza merret me shpesh nga gëlltitja e vezëve , të cilat mund të arrijnë në gojën nëpërmjet ushqimit apo përmes kontaktit të drejtpërdrejtë të duarve me objekte të kontaminuara. Pas gëlltitjes, larvat shkojnë në seksionin e parë të zorrës së hollë. Kur ato të bëhen të rritura krimba, zbresin traktit digjestiv derisa arrijnë në zorrë të trashë, ku ata jetojnë për rreth 7-8 javë. Pas çiftëzimit, meshkujt shumë shpejtë i nënshtrohen lizën, ndërsa femra nëpërmjet mukozës migrojnë gjatë natës në drejtim të hapjes anale, ku ato lëshojnë rreth 10.000 vezë, dhe pastaj vdesin në më pak se gjysmë ore.

Zakonisht simptoma më e zakonshme është kruarja anale. Kjo shenjë, e cila bëhet më intensive dhe shqetësuese në orët e hershme të natës, bën që fëmija të marr vezët nën thonj dhe të bëjë një riinfektim të tij.

Shpesh tek fëmijët e seksit femër kemi kruarje vaginale dhe perineum (zona midis organeve gjenitale dhe anusit), ndonjëherë është aq i bezdisshëm që të prishin gjumin dhe të shkaktojë dhimbje koke, nervozizëm dhe te qara. Simptoma të tjera me interes klinik janë dhimbje barku dhe probleme të ndryshme gastrointestinale (vjellje, të përziera, etj.).

Përveç konstatimit me sy të lirë të krimbit në feces dhe në zonën perineal (të kryhen mundësisht gjatë natës ose pas zgjimit), diagnoza është e bazuar ne ekzaminimin mikroskopik të feceve ku vihen re vezët e krimbave.

Krimbat janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj trajtimit me barna të ndryshme të tilla si pyrantel pomoato (e cila shkakton një bllok neuro-muskulor paraliza dhe dëbimin e krimbave), dhe mebendazolit (vermox). Terapia zakonisht konsiston në administrimin e një dozë të vetme, pastaj të përsëritur nga një distancë prej 14 ditësh. Trajtimi duhet të shtrihet në të gjithë anëtarëve të familjes, në mënyrë që të zhdukin pranin e parazitit. Edhe gjërat tuaja personale duhet t’i nënshtrohen sterilizimit.

Giardia lamblia është e përhapur pak në të gjithë botën, edhe pse është e favorizuar nga higjiena e dobët. Transmetimi ndodh nëpërmjet marrjes të ushqimit ose ujit të kontaminuar me ciste të parazitit. Giardia mund të transmetohet nga kontakte ndërpersonal, të tilla si kur ju nuk keni larë duart , pasi keni shkuar në banjë ose pas heqjes se pelenave. Giardia, mund të transmetohet përmes kontaktit seksual, kontaktit fekalo-orale.

Pas gëlltitjes, me ndihmën e aciditetit dhe protezës së barkut, cistet e Giardiazes hapen, dhe trofozoidet e liruara sulmojnë pjesën e sipërme të zorrës së hollë, pastaj të trashës, transmeton Telegrafi. Shumica e parazitëve, kthehen në fazën cistike dhe kalojnë nëpërmjet zorrës së trashë.

Në shume raste, Giardia kalon në formë të heshtur. Pamja dhe ashpërsia e simptomave varet nga disa faktorë individuale të tilla si gjenda e sistemit imunitar. Kur infeksioni bëhet kronik, ajo mund të zgjasë për vite me radhë dhe të jetë klinikisht i padallueshëm nga sindromi i zorrës se irrituar, keqthithjen, dhimbje koke gjendje e sëmurë dhe rënia e përgjithshme në peshë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori