Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, ka thënë se klubi që ai drejton nuk e ka në nxitim për transferime, kur u pyet për sulmuesit e Genoas, Gianluca Scamacca dhe Eldor Shomurodov.

Juventusi ka qenë i lidhur me disa lojtarë në ditët e fundit, pasi klubi po kërkon një sulmues.


Zonja e Vjetër ka marrëveshje me Genoan për mesfushorin e ri Nicolò Rovella.

1199591676.0

Së fundmi është folu edhe për dyshen tjetër të Genoas, Gianluca Scamacca dhe Eldor Shomurodov.

“Sa i përket Scamacca dhe Shomurodov, siç thashë, skuadra jonë është konkurruese”.

rsz uc sampdoria v genoa cfc coppa italia

“Nëse shohim mundësi pozitive për ne në treg, atëherë do t'i shfrytëzojmë, përndryshe nuk ka nxitim”, deklaroi Paratici. /Telegrafi/

telegrafi sport app