Republika e Kosovës ka pësuar humbje të mëdha financiare për shkak të pandemisë se shkaktuar nga coronavirusi. Për të mbuluar humbjet, Qeveria në detyrë e Kosovës është duke negociuar madje tashmë edhe ka aprovuar marrëveshje me disa institucione financiare ndërkombëtare për marrjen e kredive në mbi 300 milionë euro.
Derisa qeveria synon të hyjë në kredi ndërkombëtare, Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit shumicën e parave i mbajnë të bllokuara ose të investuara në shtete të ndryshme të Evropës dhe botës.
Më shumë se 2.6 miliardë euro ka arritur vlera e mjeteve të grumbulluara nga këto dy institucione. Nga kjo shumë, mbi 1,9 miliard euro janë kursime të qytetarëve në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, kurse Agjencia Kosovare e Privatizimit ka grumbulluar mbi 765 milionë euro nga shitja e 1993 aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.
Kriza politike nuk lejon ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Ekspertë për çështje ekonomike vlerësojnë se në këtë kohë është momenti i domosdoshëm për gjetjen e mënyrave për shfrytëzimin e këtyre mjeteve në tregun e Kosovës.
Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se duke marrë parasysh nevojën për mjete financiare dhe kërkesën për rimëkëmbje ekonomike, hyrja në qarkullim e këtyre mjeteve do të ndikonte në përmirësimin e situatës ekonomike.
“Mundësia tjetër është që mjetet të sigurohen nga Trusti Pensional i Kosovës ose nga Fondi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Alternativa tjetër është që Qeveria e Kosovës të shes letra më vlerë, bono thesari dhe nga bankat komerciale që kanë tepricë të mjeteve të sigurojë një sasi deri në 200 milionë euro, për intervenim si infuzion për shkak të pandemisë”, tha Bektashi.
Situatën më pandemi të shkaktuar nga coronavirusi dhe gjetjen e mundësive për lehtësim të efekteve negative në ekonomi, Bektashi thotë se po e vështirëson kriza politike në vend pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit më 25 mars, ndaj qeverisë.
Sipas tij, edhe për zhbllokimin e mjeteve nga Trusti i Kursimeve Pensionale dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, nevojitet ndryshim i bazës ligjore në Kuvend. Në këtë kuadër, Bektashi, thotë se Kuvendi ka bllokuar edhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për marrjen e kredive.
“Unë besoj që është një gabim ose një vonesë e pajustifikueshme për Parlamentin e Kosovës. Pra, kriza politike do të jetë shkaku kryesor për thellimin e mëtutjeshëm të krizës nga pandemia”, shprehet Bektashi.
Trusti dhe AKP tashmë kanë investuar një pjesë të parave në Kosovë
Sidoqoftë, deri më tani, Trusti i Kursimeve Pensionale tashmë ka investuar në Kosovë 570 milionë euro ose 29 për qind e të gjitha mjeteve në dispozion, thotë për Radion Evropa e Lirë, Jeton Demi zëdhënës në këtë institucion.
Prej tyre 384 milionë euro janë blerja e letrave më vlerë të qeverisë se Kosovës dhe rreth 186 milionë euro janë depozita të afatizuara në bankat e Kosovës.
Kurse Agjencia Kosovare e Privatizimit në buxhetin e Kosovës ka transferuar mbi 381 milionë euro.
Sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit, fondi i grumbulluar nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore, parasheh t’i kompensojë kredituesit potencialë të ndërmarrjeve të shitura.
Kurse, Fondet Tepricë sipas Ligjit për AKP-në thuhet se agjencia i përcakton dhe deklaron si “Fonde Tepricë” deri në 75 për qind të çdo të ardhure që e tejkalon maksimumin e vlerës së përllogaritur.
Sipas ligjit, kjo shumë mund të përdoret për zhvillimin ekonomik të vendit, me aprovim të Kuvendit të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova