LAJMI I FUNDIT:

“Parashikova vdekjen e Enver Hoxhës”, rrëfimi i rrallë i Ilir Demaliajt: Sigurimi më futi dy studente që të më përgjonin

“Parashikova vdekjen e Enver Hoxhës”, rrëfimi i rrallë i Ilir Demaliajt: Sigurimi më futi dy studente që të më përgjonin

Analisti i njohur Ilir Demalia ka ndarë së fundmi detaje tronditëse nga jeta e tij dhe e familjes, duke përshkruar përballjet me Sigurimin e Shtetit, arrestimet, përgjimet dhe ndryshimet e sistemit në Shqipërinë e viteve ’90.

Në një intervistë në TopChannel, Demalia tregoi sesi Sigurimi i Shtetit kishte rekrutuar dy studente për ta përgjuar dhe si ai parashikoi vdekjen e diktatorit Enver Hoxha.

“U ktheva në Kinostudio. Binaku mori pafajësinë, unë punoja, lyeja me bojë te antibiotiku. Aty takoj dy goca. Ishin gjimnaziste të Partizanit dhe bënin praktikë, emrat nuk i them por janë në dosje. I kishte rekrutuar Sigurimi. Njëra më quajti Keith Richards, ndërsa unë i thashë se gjithmonë më kanë krahasuar me John Lennon. Ishim në rrugën e Durrësit unë, im vëlla dhe Agim Kubati, me flokët e drejta si Beatles,” rrëfeu ai.


Demalia përmendi gjithashtu një episod nga viti 1984, kur parashikoi fundin e regjimit.

“I dhashë një libër të ndaluar njërës prej tyre dhe i thashë se ky regjim do të bjerë. Bibla dhe Kurani thonë se një regjim nuk zgjat më shumë se 45 vjet. Ose do të bjerë regjimi, ose do të vdesë diktatori. Kjo është e dokumentuar në dosje,” shtoi ai.

Ai tregoi edhe për momentet kritike kur Sigurimi i Shtetit rihapi dosjet e tij dhe të familjes pas arrestimit të një personi që dha deklarata të rreme ndaj tyre.

“Në atë moment, dosja ime fillon me akuza si përhapja e literaturës së ndaluar, promovimi i Fishtës dhe tentativa për arratisje,” përfundoi Demalia.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori