LAJMI I FUNDIT:
Gjilani -1° cloudy

Parashikimi i motit për rajonin e Gjilanit – një javë me mot të ndryshueshëm

Parashikimi i motit për rajonin e Gjilanit – një javë me mot të ndryshueshëm

Java në vijim do të karakterizohet me një mot të ndryshueshëm, duke sjell ndryshime të lehta në kushte atmosferike gjatë ditëve.

Më poshtë keni parashikimin e motit për komunën e Gjilanit, dhe komunat tjera që janë pjesë e rajonit të tij:

Moti në Gjilan


Gjilani do të përballet me një mot kryesisht të kthjellët gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, por temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë, sidomos gjatë natës. Sipas parashikimeve, java nis me vranësira më 3 shkurt, me temperatura maksimale prej 5°C dhe minimale deri në 0°C.

Nga data 4 shkurt, kthjellimet do të dominojnë, duke sjellë diell të bollshëm, por temperaturat do të pësojnë rënie, duke arritur deri në -4°C gjatë natës. Dita më e ngrohtë e kësaj periudhe pritet të jetë më 6 dhe 7 shkurt, kur termometri do të shënojë 7°C në mesditë, megjithëse netët do të mbeten të ftohta me temperatura minimale deri në -3°C.

Më 8 shkurt, parashikohet një ndërprerje e lehtë e motit të kthjellët me vranësira të pakta, ndërsa nga 9 deri më 11 shkurt rikthehet moti me diell, por me një rënie të ndjeshme të temperaturave. Gjatë kësaj periudhe, pritet që temperaturat minimale të zbresin deri në -5°C, duke sjellë netë jashtëzakonisht të ftohta.

Moti në Kamenicë

Në Kamenicë,  parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell. Në orët e para të ditës dhe në mëngjes, mund të ketë reshje të izoluara shiu në zona të caktuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C.

Në orët e pasdites dhe mbrëmjes, pritet ulje e temperaturave me ardhjen e një sistemi frontal.

Moti në Viti

Ndërsa, në Viti, parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell. Në orët e para të ditës dhe në mëngjes, mund të ketë reshje të izoluara shiu në zona të caktuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C.

Në orët e pasdites dhe mbrëmjes, pritet ulje e temperaturave me ardhjen e një sistemi frontal.

Moti në Partesh

Për dhjetë ditët e ardhshme, java në Komunën e Parteshit nis me mot të vranët, ku temperaturat do të sillen rreth 5°C gjatë ditës dhe do të zbresin deri në 1°C gjatë natës. Nga data 4 shkurt, kthjellimet do të dominojnë horizontin, duke sjellë diell të bollshëm, megjithëse temperaturat minimale do të shënojnë rënie deri në -4°C, duke vazhduar kështu edhe më 5 shkurt.

Më 6 dhe 7 shkurt, Parteshi do të përjetojë ditët më të ngrohta të kësaj periudhe, me temperatura maksimale që arrijnë deri në 7°C dhe 8°C, ndërsa netët do të jenë të ftohta me -3°C. Më 8 shkurt parashikohet një ndryshim i lehtë me prani të vranësirave të pakta, por moti mbetet pothuajse i kthjellët.

Nga data 9 deri më 11 shkurt rikthehet moti i kthjellët me temperatura që variojnë nga 6°C gjatë ditës deri në -5°C gjatë natës, veçanërisht më 10 shkurt, që do të jetë dita më e ftohtë e kësaj periudhe.

Moti në Kllokot

Java në Kllokot nis më 3 shkurt me mot të vranët, ku temperaturat do të arrijnë deri në 5°C gjatë ditës, ndërsa në orët e natës pritet të zbresin deri në 1°C. Nga e marta, më 4 shkurt, kthjellimet do të dominojnë motin, duke sjellë diell të fortë, por me temperatura minimale që do të bien deri në -4°C, situatë që do të përsëritet edhe më 5 shkurt.

Nga data 6 deri më 7 shkurt, Kllokoti do të shënojë rritje të lehtë të temperaturave, me maksimum prej 7°C dhe 8°C, ndërsa netët do të mbeten të ftohta me -3°C. Më 8 shkurt pritet një prani e lehtë e vranësirave, por moti do të mbetet pothuajse i kthjellët, me temperatura që variojnë nga 7°C në maksimum dhe -1°C në minimum.

Periudha nga 9 deri më 11 shkurt rikthen motin e kthjellët dhe të thatë, me temperatura maksimale deri në 6°C dhe minimale që zbresin deri në -5°C, sidomos më 10 shkurt, që parashikohet të jetë dita më e ftohtë e kësaj periudhe.

Aktualisht, temperatura në Ranillug është 4°C me mot të mjegullt dhe erë që fryn me shpejtësi 4.6 m/s.

Lagështia është 81.4%, ndërsa nuk ka reshje shi. Parashikohet që temperatura të mbetet rreth 4-5°C për disa orë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Kalo në kategori