Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjava pritet të jetë me kushte të favorshme atmosferike.

IHK njofton se të shtunën do të mbizotërojë mot i kthjellët me diell gjatë pjesës më të madhe të ditës, duke ofruar mundësi të mira për aktivitete në natyrë.


Temperaturat do të jenë në rritje të lehtë krahasuar me ditët e fundit, duke krijuar një ndjesi më të këndshme verore.

IHK tutje, njofton se të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27- 30°C.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

Edhe dita e diel do të vijojë në të njëjtat kushte, me diell në shumicën e zonave. Në orët e pasdites mund të shfaqen kalime të lehta vranësirash, kryesisht përgjatë relievit malor, por pa reshje të pritshme.

IHK njofton se mund të ketë në disa zona të kufizuara riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 26-30°C. Do të fryjë erë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri 4 m/s. /Telegrafi/