LAJMI I FUNDIT:

Parashikimet e motit janë zhgënjyese, Maqedoninë e presin disa ditë me të rreshura shiu

Parashikimet e motit  janë zhgënjyese, Maqedoninë e presin disa ditë me të rreshura shiu

Moti i ligë ka sjellë të rreshura të dendura shiu në Maqedoni, ndëerkaq deri në ora 20 e mbrëmjes, më së shumti të rreshura shiu janë regjistruar në Shkup, me 33 litër për metër katror, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rajoni i Mavrovës, Malit Sharr dhe Pollogu janë vendet e para që u goditën nga ky mot i ligë. Kurse në Shkup dhe rrethinë, era e fuqishme veriore ka arritur shpetjësinë deri më 72 kilometër për orë, njoftojnë nga Enti hidro-meteorologjik (EHM).


Gjithnjë sipas EHM-së, të rreshurat e shiut do të vazhdojnë edhe natën, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima. Moti i ligë do të na shoqërojë deri të martën, kurse nga e mërkura pritet stabilizimi i motit./Telegrafi/