LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: United vs City

Parashikim: United vs City

Të dielën realiteti futbollistik pritet të ndodhë në teatrin e ëndrrave, është superderbi anglez, një prej derbive më të mëdhenj lokal në botë, fqinjët të cilët nuk kanë marrdhëniet më të mira ndërmjet vete, në një fushë, në një impiant – Është zjarri i kuq i Djajve të Manchester United, kundër mercenarëve të porositur nga arabia, Manchester Cityt.

Vendi: Old Trafford, Mançester.
Koha: E diel, 23 tetor, ora 14:30.

Përbërjet


Manchester United kishte disa ndeshje të vështira në javët e kaluara dhe nuk do të jetë më lehtë as ndaj rivalit Manchester City, kur djajtë do të tentojnë të marrin kreun e tabelës.

Darren Fletcher është i favorizuar nga Sir Alex Ferguson për ndeshjet e mëdha, kështu që mund të luajë të dielën, ndërsa mund të jetë në fushë së bashku me Anderson. Sidoqoftë, Ferguson pritet të luajë me tri njerëz dhe Ji-Sung Park ashtu si Michael Carrick kanë gjasa të inkuadrohen.

Në ndërkohë, Manchester City nuk ka lëndime dhe do të jetë me skuadër të plotë ndaj Unitedit. Lojtari i vetëm që ka mundësi të luajë, por që ka probleme disiplinore është Carlos Tevez.

A e dini se?

• Manchester United ka fituar tri ndeshjet e fundit ndaj Cityt në Old Trafford dhe i ka fituar 24 nga 25 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
• Wayne Rooney ka shënuar pesë gola në derbin e Mançesterit, ashtu sikurse Scholes, teksa Eric Cantona ka shtatë gola ndaj rivalit lokal.
• Manchester City ka shënuar mesatarisht 3.5 gola për ndeshje këtë sezon në Ligën Premier, me 14 gola në katër ndeshje në transfertë.
• Hera e fundit kur Manchester City fitoi në Old Trafford ishte në vitin 2008, e vetmja fitore në 36 vite.
• United ka shënuar në secilën prej 17 takimeve të fundit.
• City nuk e ka mposhtur asnjë ekip të top katërshes në transfertë sezonin e kaluar.
• Andrei Kanchelskis ishte lojtari i fundit që shënoi një hettrik në fitoren prej 5-0 të Unitedit në vitin 1994.

Forma e United

Otelul 0-2 United (fitore)
L’pool 1-1 United (barazim)
United 2-0 Norwich (fitore)
United 3-3 Basel (barazim)
Stoke 1-1 United (barazimi)

Forma e Cityt

City 2-1 Villarreal (fitore)
City 4-1 Aston Villa (fitore)
Blackburn 0-4 City (fitore)
Bayern 2-0 Cty (humbje)
City 2-0 Everton (fitore)

Epilogu

Pritet të shohim një lojë mjaft interesante dhe dinamike, me shumë raste shënimi të diktuara nga dominimi i United në këtë takim. Pritet të jetë një ndeshje mjaft e komplikuar, të cilës pritet që t’ia gjejnë zgidhjen futbollistët e Manchester United, ekip që do të jetë në krye të tabelës pas të dielës.

Parashikimi: Man.Utd 2-1 Man.City

/Telegrafi/