Paralajmëron OBSH: COVID-19 pëson mutacion si gripi, ka të ngjarë “të qëndrojë këtu me ne”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se COVID-19 do të pësojë mutacione të ngjashme me gripin dhe për fat të keq ka të ngjarë të qëndrojë gjatë në mesin tonë.
Zyrtarët globalë të shëndetit thanë se virusi është “këtu për të qëndruar me ne”, ndërsa ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të ndryshimeve të reja në nivel global.
Dr Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i Programit të Emergjencave të OBSH-së, tha në një konferencë për shtyp: “Unë mendoj se ky virus është këtu për të qëndruar me ne dhe do të evoluojë si viruset pandemike të gripit, do të evoluojë për t’u bërë një nga viruset e tjerë që na prekin”.
Zyrtarët e OBSH-së kanë thënë më parë se vaksinat nuk garantojnë se bota do të çrrënjosë COVID-19 ashtu siç ka bërë me viruse të tjera. Disa ekspertë kryesorë shëndetësorë, përfshirë këshilltarin kryesor mjekësor të Shtëpisë së Bardhë, Dr Anthony Fauci dhe Stephane Bancel, shef i Moderna, kanë paralajmëruar se botës do t’i duhet të jetojë përgjithmonë me coronavirusin, ashtu si me gripin.
“Virusi po na thotë se do të nxjerrë shumë mutacione”, tha në një intervistë specialisti i sëmundjeve infektive Dr Jesse Goodman, ish-shkencëtar kryesor në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Ai shtoi: “Edhe nëse nuk kemi një situatë kritike për momentin ekziston një mundësi reale që variantet të vazhdojnë të evoluojnë që kanë potencial për të shmangur imunitetin e vaksinave. Njerëzit kanë thënë se ne do të eliminojmë ose çrrënjosim virusin”, tha Dr Ryan.
Nëse bota do të kishte ndërmarrë hapa të hershëm për të ndaluar përhapjen e virusit, situata sot mund të kishte qenë shumë e ndryshme, thanë zyrtarët e OBSH -së. “Ne kishim një shans në fillimin e kësaj pandemie”, tha dje (e martë) Maria Van Kerkhove, drejtuesi teknik i OBSH-së për COVID-19. “Kjo pandemi nuk kishte nevojë të ishte aq e keqe”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët