LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë

Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) u bën thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Thirrja e MPJD-së vjen pas paralajmërimeve të të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Kosovës.

“MPJD  u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të mërgatës që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në njoftim.


Më tej thuhet se MPJD do të vazhdojë t’i mbajë qytetarët të informuar për çdo zhvillim të ri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori