LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i SBASHK-ut për greva në shtator mund të ketë prapavijë politike?

Paralajmërimi i SBASHK-ut për greva në shtator mund të ketë prapavijë politike?

Reformat në arsim të cilat i ka paralajmëruar kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, duket se do të jenë pengesë që viti i ri shkollor 2019/20 të fillojë në kohë.

Kjo pasi që, kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar se nëse Kastrati nuk tërhiqet nga vendimi për reforma, Kamenica do të fillojë me greva.

Jasharaj po ashtu ka thënë se greva mund të ketë në gjithë vendin, në shenjë solidariteti me komunën e Kamenicës.


Mirëpo, për kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastratin, reagimi i SBASHK-ut është i pakuptimtë.

Për Telegrafin, Kastrati tha se reagimi i SBASHK-ut edhe mund të ketë lidhje më politikë.

“Një gjë nuk po e kuptoj qysh në këtë rast punëdhënësi më shumë po mundohet të bëjë zgjidhje se sa Sindikatat që ish dashtë më i mbrojte. Pse në Drenas nuk ka pasur një reagim të tillë dhe një protestë dhe pse në Kamenicë po mundohen ta bëjnë një gjë të tillë, unë mendoj që ose nuk e kuptojnë, ose është krejt politikë shkaku i zgjedhjeve”, ka thënë Kastrati për Telegrafin.

Lidhur me këtë temë për Telegrafin ka folur edhe njohësi i arsimit në Kosovë, Dukagjin Popovci.

Ai ka thënë se është e paarsyeshme që Sindikata të merret me çështjen e organizimit të shkollave në një komunë, përderisa nuk janë në pyetje vendet e punës të punonjësve të arsimit.

“Me sa e di unë këtë ndryshimin në komunën e Kamenicës, bëhet fjalë për mbylljen e disa shkollave të cilat kanë numër të vogël të nxënësve dhe Komuna e organizon transportin e nxënësve deri në shkollën më të afërt dhe nuk i largon nga puna mësimdhënësit. Nëse janë plotësuar këto dy kushtet, është e paarsyeshme të flitet rreth kësaj. Natyrisht qytetarët që jetojnë në komunën e Kamenicës mund ta diskutojnë këtë çështje me strukturat komunale, edhe duhet ta diskutojnë sepse bëhet fjale për fëmijët e tyre”, tha ai.

Popovci tha se Sindikata e Arsimit nuk ka punë në këtë çështje, pasi që nuk bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të mësimdhënësve.

“Është një dialog që duhet të zhvillohet mes udhëheqësve të Komunës dhe qytetarëve, përndryshe kjo që po thuhet që greva do të jetë në shenjë të solidarizimit më të vërtetë është diçka e padëgjuar më herët”, pohoi ai.

Eksperti i arsimit tha se tani në kohë të fushatës zgjedhore nuk duhet të merren veprime të tilla nga SBASHK-u.

“Duhet me pas parasysh që është koha e fushatës zgjedhore dhe nuk ishte dashtë të merren veprime të cilat mund të kuptohen si pjesëmarrje në fushatë. Sepse fëmijët dhe organizmi i shkollave nuk ka të bëjë më këtë, dhe ka filluar me herët. Po ashtu është tentuar të bëhet edhe në disa komuna tjera, mirëpo nuk e ka gjetë fuqinë siç e ka gjetur në komunën e Kamenicës, prandaj konsideroj që reagimi i SBASHK-ut është i paarsyeshëm”, tha në fund për Telegrafin, Dukagjin Popovci,

Ndërkohë, reformat në arsim në komunën e Kamenicës nuk janë pritur mirë nga qytetarët. Në disa raste, qytetarët edhe kanë sulmuar kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati. Mirëpo ky i fundit, ka shprehur bindjen e plotë se reformës në arsim do t’i shkojë deri në fund pa marrë parasysh sa do t’i kushtojë, dhe se nxënësit do të kenë një edukim cilësor.

Ndryshe në kuadër të kësaj reforme kryetari Kastrati ka paraparë që të mbyllen shkollat të cilat kanë pak nxënës.

Në bazë të kësaj reforme parashihet që nxënësit do të sistemohen nëpër shkolla përmes transportit të organizuar dhe siguruar nga Komuna. Cikli i ultë (klasët 0-5) do të jetë i ndarë nga cikli i lartë (klasët 6-9) në objekte shkollore të veçanta.

Në shkollën “Fan S. Noli” në Kamenicë do të vijojnë mësimin nxënësit e Busavatës, ndërsa në shkollën “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë do të vijojnë mësimin nxënësit e Strezocit, Krilevës dhe Tugjecit.

Nxënësit e fshatrave Koretin, Topanicë dhe Petrit shkollimin fillor (0-5) do ta ndjekin në Koretin, ndërsa shkollimin e mesëm të ultë do ta ndjekin në Topanicë.

Nxënësit e fshatrave Rogoqicë, Hodonoc, Muqivërc, dy Karaqevat, Dajkoc, Kranidell dhe Sedllar, ciklin e ulët do ta vijojnë në Rogoqicë, ndërsa ciklin e lartë do ta vijojnë në Karaqevë të Epërme.

Nxënësit e fshatrave Hogosht, të dy Shipashnicat, Kopernicë, Dazhnicë, Lisockë, Gjyrishec, Poliqkë, Velegllavë, Desivojcë, Tërstenë dhe Laqiq shkollimin fillor do ta ndjekin në Hogosht ndërsa atë të mesëm të ultë në Shipashnicë të Epërme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori