Këtë javë, shtatë planetë – Marsi, Jupiteri, Urani, Venera, Neptuni, Merkuri dhe Saturni – do të jenë të gjithë shkurtimisht të dukshëm në qiellin e mbrëmjes.
Ky fenomen, i njohur si një ‘paradë planetare’ është një pamje e rrallë dhe do të jetë hera e fundit që shtatë planetë mund të shihen njëkohësisht deri në vitin 2040.
Bëhet e ditur se mundësia më e mirë për të parë sa më shumë planetë do të jetë menjëherë pas perëndimit të diellit të martën, të mërkurën dhe të enjten.
Katër nga planetët – Merkuri, Venera, Jupiteri dhe Marsi – do të jenë të dukshëm me sy të lirë.
Saturni do të jetë më i vështirë për t’u parë sepse do të jetë i ulët në horizont.
Ndërsa do t’ju duhet një teleskop për të dalluar dy planetët e tjerë – Uranin dhe Neptunin.
Por, një pamje e mirë e horizontit dhe qielli i pastër do të ofrojnë mundësi më të mirë për t’i dalluar të gjithë.
Megjithatë, mundësia për të parë të shtatë planetët do të jetë shumë e rallë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Dr. Edward Bloomer, astronom në Observatorin Mbretëror Greenwich tha: “Ka një mundësi të rrallë për të parë shtatë planetë”.
Ndërsa Dielli perëndon, Saturni dhe Merkuri gjithashtu do të perëndojnë, duke i bërë ata veçanërisht të vështirë për t’u parë.
“Ju me të vërtetë keni vetëm disa minuta pas perëndimit të diellit për t’i kapur para se të bien nën horizont. Pas kësaj, ju do të jeni ende në gjendje të shihni qartë Venerën, Jupiterin dhe Marsin për një kohë shumë më të gjatë”, shtoi Bloomer.
Raportohet se Venera dhe Jupiteri do të dallohen më lehtë për shkak të shkëlqimit të tyre, ndërsa Marsi do të ketë një nuancë të dallueshme të kuqërremtë.
“Urani është teknikisht i dukshëm me sy të lirë, por ju do të keni nevojë për shikim të përsosur dhe kushte ideale”, shpjegon astronomi.
Për të përmirësuar shanset tuaja për të parë sa më shumë planetë të jetë e mundur, këshilloheni të shkoni në një vend me një pamje të qartë të horizontit dhe ndotje minimale nga drita.
“Nëse sapo dilni nga kuzhina juaj në kopshtin tuaj të pasmë, do t’ju duhet kohë për t’u përshtatur me nivelet e dritës. Jepini pak kohë – syve tuaj u duhet rreth gjysmë ore për t’u përshtatur plotësisht”, deklaroi Bloomer.
A do të jetë qielli mjaft i qartë për t’i parë ato?
Ndërkohë që moti është ende mjaft i paqëndrueshëm aktualisht, kushtet më të kthjellta dhe më të qeta pritet të zhvillohen në fund të javës.
Mbrëmja e së martës do të nisë me qiell të kthjellët, por vranësira dhe reshje shiu do të lëvizin më vonë nga perëndimi.
Të mërkurën mbrëma, qielli do të jetë përgjithësisht me vranësira, me reshje shiu.
Deri të enjten, prisni një pamje më të qartë të qiellit të natës.
Për të premten – kulmin e paradës planetare – pritet të mbizotërojë presioni i lartë, duke mbajtur kushtet e thata për shumicën e kohës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Putin e zemëron Trumpin, presidenti amerikan pritet të merr masa ndaj Rusisë

"Një frikë që nuk do ta harrojë kurrë", një burrë po lante dritaret e një rrokaqiell kur goditi tërmeti shkatërrues Myanmarin

Raketa orbitale dështon në fluturimin e parë nga Evropa

Trump: Do të marrim Grenlandën, qind për qind - nuk e përjashtoj forcën ushtarake

Një tërmet i madh me magnitudë 7.1 godet brigjet e Tongës, shkakton paralajmërim për kërcënim nga cunami

Po pushonin në pishinën e hotelin luksoz në Bangkok, momenti kur tërmeti shkatërrues godet dhe krijon valë të mëdha

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler