LAJMI I FUNDIT:

Paracetamoli i rrezikshëm për foshnjat

Paracetamoli i rrezikshëm për foshnjat

Foshnjat që marrim paracetamol janë gati tre herë më të rrezikuar për të fituar astmën, thuhet në një studim të ri.

Madje paracetamolët ngrisin rrezikun edhe nëse shtatzënat përdorin paracetamol, sipas studimit të Universitetit të Bristolit.

Paracetamoli është ilaçi më i përdorur për të ndalur dhembjet e fëmijëve.

Shkencëtarët e Bristolit dhe Oslos kanë grumbulluar të dhënat nga 114 mijë shtatzëna, duke përcjellë fëmijët e tyre deri në moshën shtatë vjeçare.

Paracetamoli që përdoret nga nënat gjatë shtatzënive dhe foshnjat shkakton zhvillim të astmës në moshën tre vjeçare, shkruan “DailyMail”.

Shkencëtarët kanë gjetur se fëmijët që kanë marrë paracetamol si foshnje ishin 29 për qind më të rrezikuar për t’u diagnostikuar me astma në moshën trevjeçare, me përqindjen e njëjtë edhe në moshën shtatëvjeçare.

Fëmijët, nënat e të cilëve kanë përdorur paracetamol gjatë shtatzënisë, kanë 13 për qind më shumë shanse për të fituar astmën deri në moshën trevjeçare, ndërsa në moshën shtatëvjeçare përqindja rritet në 27 për qind.

Sipas shkencëtarëve, nuk ka dallim për çka përdoret paracetamoli, kundër gripit, kundër temperaturës, apo kundër dhembjeve. Përherë ky ilaç është rrezik për fëmijët. /Telegrafi/