LAJMI I FUNDIT:

Paraburgimi i aktivistëve të SKV-së: Kurti thotë se pushteti dëshiron t’i largojë të rinjtë nga politika

Paraburgimi i aktivistëve të SKV-së: Kurti thotë se pushteti dëshiron t’i largojë të rinjtë nga politika

Dje aktivistëve Pajtim Demaj, Korab Muhadri, Endrit Shatri, Januz Shatri, Kreshnik Gega dhe Hajredin Krasniqi u zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj.

Kështu bëri të ditur përmes një njoftimi edhe Lëvizja Studentore për Barazi, Studim Kritikë Veprim.

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, thotë se në këtë mënyrë pushteti po përpiqet të dëmtojë aktivizmin studentor dhe punën e SKV’së, por thotë se kjo është e pamundur.


Arrestimi i tyre, thotë se u e ka pamundësuar aktivizmin e këtyre studentëve mu në prag të zgjedhjeve studentore në Universitetin e Prishtinës që do të mbahen në datën 15 maj.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Dje na lajmëruan se gjashtë aktivistë të Lëvizjes, Pajtim Demaj, Hajredin Krasniqi, Endrit e Januz Shatri, Kreshnik Gega e Korab Muhadri, të cilët u mbajtën për gati një muaj në paraburgim ua kanë vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë.

Prej këtyre gjashtëve, pesë janë studentë shumë aktivë të organizatës studentore SKV (Studim – Kritikë – Veprim). Arrestimi i pakuptimtë i tyre, e sidomos mbajtja kaq e gjatë në paraburgim, e ka pamundësuar aktivizmin e këtyre studentëve mu në prag të zgjedhjeve studentore në Universitetin e Prishtinës që do të mbahen në datën 15 maj.

Përpjekjet e pushtetit për të dëmtuar aktivizmin studentor dhe punën e SKV-së, përkojnë me qasjen e tyre të përgjithshme: ata duan t’i frikësojnë të rinjtë dhe t’i largojnë ata nga politika. Mirëpo Universiteti i Prishtinës dhe studentët e profesorët e angazhuar politikisht, gjithnjë i kanë prirë ndryshimeve progresiste në historinë e Kosovës, dhe kështu do të jetë sërish. Nuk ka burg e paraburgim, persekutim e izolim, që e ndal aktivizmin studentor.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori