Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar paraburgim për dy prindërit fëmijës 5‑vjeçar, i cili është gjetur me lëndime të rënda trupore pas keqtrajtimeve në familje.

"Gjykata Themelore në Prishtinë - Dega në Lipjan, Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe V.P. për shkak të veprave penale "Shkelja e detyrimeve familjare" dhe "Lëndim i rëndë trupor"", thuhet në njoftim.


5‑vjeçari ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët konstatuan plagë të shumta dhe ndryshime gangrenoze, si dhe dyshohet se fëmija ka qenë i kequshqyer.

Pas marrjes së provave dhe shqyrtimit të rastit, gjykatësi ka vendosur që prindërit të mbahen në paraburgim për 48 orë, ndërsa Prokuroria tashmë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat ligjor.

"Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe V.P, ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë", thuhet tutje në njoftim.

Ky rast kishte ndodhur në Lipjan, ku fëmija ishte njoftuar për keqtrajtim dhe menjëherë ishte ndihmuar nga Qendra për Punë Sociale, e cila kishte marrë nën mbikëqyrje edhe fëmijët e tjerë të familjes për mbrojtje të mëtejshme. /Telegrafi/