Raporti i Bankës së Shqipërisë nxori në pah se mungesa e fuqisë punëtore në vitin 2024 vijonte të mbetej në shifra të larta.
Treguesit e vrojtimeve dëshmojnë për pritje më të ulëta të bizneseve për punësimin dhe për papunësi më të lartë nga konsumatorët gjatë tremujorit të katërt, thuhet në raport.
Shumë shpejt, në bare dhe restorante, çdo gjë që ju mund të porosisni do t’ua servirin të huajt. Kjo pasi për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, sipërmarrësit i janë drejtuar tregut të huaj për të gjetur punonjës, madje duke u ofruar kontrata dyvjeçare.
Emigrimi në shifra të larta në Shqipëri po sjell pasojat e tij, sidomos në turizëm. Të dhënat e Censit treguan se 429 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi në 13 vitet e fundit.
“Kemi zgjidhje alternative duke siguruar punonjës nga vende të tjera. Shumë nga strukturat e mëdha akomoduese kanë një numër të konsiderueshëm punonjësish të huaj, kryesisht nga vendet aziatike. Por kohët e fundit kemi filluar të marrim punonjës nga vendet e Amerikës Latine, për shkak të lehtësive që ofrohen, pasi ata vijnë pa vizë në Shqipëri. Kjo është zgjidhja më e mirë që po balancohet këtë problem. Janë punonjës të thjeshtë, të pakualifikuar, që shërbejnë si sanitare ose në pozita ndihmëse. Rrogat janë pothuajse të njëjta me punonjësit shqiptarë”, thotë Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik.
Turizmi sezonal është ndër faktorët kryesorë që shumë të rinj, edhe pse jetojnë në Shqipëri, refuzojnë të punojnë në sektorë që përfshijnë turizmin.
“Në Shqipëri, nuk është ajo që quhet siguria e punës, që përfshin një pagë të kënaqshme, kushte të mira pune dhe mundësinë për t’u trajnuar dhe për të ecur përpara. Një i huaj nuk mund ta plotësojë dot 100% mungesën e fuqisë punëtore. Turizmi është një sektor që ofron kontrata pune të përkohshme, zakonisht për 3-6 muaj. Çfarë do të bëjnë ata gjatë pjesës tjetër të vitit?” shprehet Gentjana Hasalla, eksperte e punësimit.
Strukturat akomoduese janë në përgatitje të sezonit veror. Agjenci private kanë filluar të merrem me plotësimin e krahut të punës. Jashtë kamerave, ato flasin për shifra marramendëse, deri në 50 mijë punonjës që vijnë në Shqipëri për të punuar, nga punë të thjeshta e deri tek dado ose në pozita drejtuesish, raporton euronewsal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

Doarsa Kica-Xhelili shpjegon reagimin ndaj Avdullah Hotit

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

Kica-Xhelili: Disa opinionistëve po u pengon qëndrimi i LDK-së që mos të hyjmë në koalicion me LVV-në e as me PDK-në

Aleanca ushtarake, reagon sërish Vuçiq: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur "garë armësh" pas memorandumit me Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Raportet e Inteligjencës Britanike: Gati një milion viktima ruse në Ukrainë

Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria