LAJMI I FUNDIT:

Papagalli blu: Një gjigant që mund të jetojë për më shumë se 60 vjet

Papagalli blu: Një gjigant që mund të jetojë për më shumë se 60 vjet

Ai është i “veshur” bujarisht, njësoj si emri i tij nga seriali i njohur, rritet në madhësinë e një shqiponje tullace, i pëlqen të shoqërohet me pronarin e tij, mund të mësojë të flasë, por mos e lini pa lodra, sepse ai do çrregullojë shtëpinë tuaj

I bukur, papagalli kobalt-blu është më i madhi nga të gjithë papagajtë.


Ky zog është pjesëtar i një specieje të rrallë dhe të rrezikuar dhe duhet të mbahet vetëm nga një pronar shumë i përkushtuar i cili do të sigurojë nevojat e tij që janë po aq të mëdha sa vetë zogu.

Papagalli blu shihet më shpesh në kopshte zoologjike sesa në shtëpi private, madje për arsye të mira. Ai ka nevojë për një pronar që ka shumë kohë, durim dhe burime financiare.

Ky zog i ndjeshëm emocionalisht mund të rritet pothuajse aq i gjatë sa një shqiponjë!

Papagalli blu (Anodorhynchus hyacinthinus) është një metër i gjatë nga koka deri te bishti, hapja e krahëve të tij është rreth 120 cm dhe peshon deri në 1.5 kilogramë.

Ky gjigant midis papagajve mund të jetojë më shumë se 60 vjet, transmeton Telegrafi.

Origjina dhe fakte interesante

Ky zog e ka origjinën nga Amerika e Jugut qendrore dhe lindore. Ekzistojnë tre popullata kryesore të tij: një në rajonin ligatinor Pantanal të Brazilit, Bolivinë lindore dhe Paraguajin verilindor, një tjetër në rajonin Cerado të brendësisë lindore të Brazilit dhe një e treta në pellgun e Amazonës të Brazilit. Papagalli blu shihet më së shpeshti në kënetat e palmave, pyjet dhe zonat gjysmë të hapura dhe shmang pyjet e dendura dhe të lagështa. Zakonisht mund të gjendet në zona të hapura përgjatë lumenjve të mëdhenj.

Ornitologu dhe artisti anglez John Latham përshkroi dhe katalogoi për herë të parë këtë lloj më 1790. Numri i këtyre shpendëve në natyrë ka ardhur në rënie që atëherë, për shkak të zvogëlimit gradual të habitatit të tyre natyror dhe kërkesës së vazhdueshme për këtë shpend në tregtinë e kafshëve shtëpiake, si dhe gjuetohet nga fiset indigjene për mish dhe pupla.

Temperamenti i papagallit blu

Edhe pse i frikshëm në pamje për shkak të madhësisë së tij dhe sqepit të fortë, të mprehtë dhe të mbërthyer, ky shpend është një gjigant i butë me njerëzit dhe stërvitet lehtësisht me trajtime. Ata priren të lidhen fort me pronarët e tyre.

Papagalli blu paraqiten në disa mënyra dhe në disa tonalitete. Nëse formojnë një tufë të madhe, ato janë mjaft të zhurmshme.

Kujdesi dhe akomodimi

Këta papagaj janë të rrallë, kështu që pronari i ardhshëm duhet të gjejë një mbarështues të përgjegjshëm dhe me reputacion.

Ky zog kërkon shumë më tepër kohë dhe vëmendje se llojet e tjera të papagajve, kështu që nuk është për të gjithë. I madh, i bukur dhe inteligjent, është shumë tërheqës, por duhet t’i rezistoni tundimit për ta përvetësuar, sepse kujdesi për të është një përpjekje e madhe.

Papagalli blu kërkon një hapësirë të madhe jetese. Ka shumë pak kafaze komerciale të mëdha mjaftueshëm për të, dhe pothuajse asnjë nuk është aq i sigurt nga arratisja ose shkatërrimi i tij.

Shumë pronarë i sigurojnë një dhomë, sepse edhe ai duhet të fluturojë. Nëse është e mundur, bëjini atij një kafaz prej çeliku inox të bërë me porosi.

Sqepi i tij është një armë e fuqishme. Për fat të mirë, këta papagaj janë të urtë dhe të qetë dhe kënaqen me trajnimin dhe shoqërimin me njerëzit.

Papagalli blu kërkon shumë ndërveprim. Zogjtë e lënë pas dore, të mbyllur janë shpesh “neurotikë”, ulëritës, shkatërrues dhe të prirur për t’u vetë-gjymtuar, siç është shkulja e puplave.

Edhe pse nuk flet rrjedhshëm, do të mësojë disa fjalë dhe fraza dhe do t’i përsërisë ato pa pushim. Ai madje mund të mësojë të përdorë fjalët në kontekstin e duhur.

Ushqimi, aktiviteti dhe shëndeti i papagallit blu

Në natyrë, ushqehet me fruta, bimësi jeshile dhe arra, veçanërisht nga palmat. Sqepi i tij i fuqishëm mund të thyejë edhe arrën e kokosit. Në kafaz, ha fruta, perime, sallata dhe arra, veçanërisht arra makadamia, sepse ka nevojë për më shumë karbohidrate se llojet e tjera të papagajve. Mund t’i jepet edhe ushqim komercial, por vetëm ai që është bërë posaçërisht për këtë specie.

Papagalli blu ka nevojë për një hapësirë të madhe për të ushtruar dhe shtrirë; duhet të kafshojnë për të forcuar sqepat e tyre, kështu që merrni atyre shumë lodra prej druri, me shirita të stampuar ose copa lëkure.

Ky lloj i papagajve mund të vuajë nga zmadhimi i stomakut, ethet dhe papillomat.

Çelësi i shëndetit të mirë të tyre është një dietë e ekuilibruar dhe kontrollet e rregullta tek veterineri.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Kalo në kategori