Ish-mbrojtësi i Romës dhe i Italisë, tani trajner i Shqipërisë, Christian Panucci është paraqitur si një pasues i mundshëm i Eusebio Di Francesco.

Gjatë ditës u raportua se drejtuesit e klubit, në veçanti presidenti i Romës, James Pallota i ka dhënë besim trajneri italian në stolin e klubit Gialloross.


Por, mediat italiane vazhdojnë të raportojnë se puna e Di Francescos është në rrezik dhe vazhdimisht po lidhen emra të ndryshëm për stolin e Romës.

Calciomercato.com citon një raport të Il Messaggero duke thënë se Di Francesco është afër të largohet nga Olimpico.

GettyImages 1064755086 Eusebio Di Francesco (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Ky raporton shton se trajneri i kombëtares shqiptare, Panucci, shihet si emër i nxehtë për të pasuar ish-trajnerin e Sassuolos.

Panucci Roma Panucci duke festuar një gol me fanellën e Romës (Foto: New Press/Getty Images/Guliver)

Di Franceco është nën presion dhe presioni është në rritje në Olimpico dhe mund të humbasë punën e tij nëse humbasin ndaj Milanit të dielën.

Panucci, nga ana e tij, bëri më shumë se 300 paraqitje për Romën midis viteve 2001 dhe 2009, duke fituar dy herë Kupën e Italisë.

45-vjeçari - i cili ka luajtur 57 herë për Italinë - është aktualisht trajner i Shqipërisë, ndërsa më parë ka qenë ndihmës i Fabio Capellos te Rusia dhe ka punuar në Serie B me Livornon dhe Ternanan. /Telegrafi/

telegrafi sport app