LAJMI I FUNDIT:

Pantina: Presidentit i ulet paga në 2,390 euro, Kryeministrit e Kryetarit të Kuvendit në 2,151 euro (Video)

Pantina: Presidentit i ulet paga në 2,390 euro, Kryeministrit e Kryetarit të Kuvendit në 2,151 euro (Video)

Nënkryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Shqipe Pantina ka thënë se sot janë ndryshuar koeficientët e pagave për disa pozitave të ndryshme.

Pantina, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se koeficienti i pagës së presidentit është zvogëluar nga 12 (2,868 euro) në 10 (2,390 euro).

“Kemi shqyrtuar të gjithë koeficientet siç kanë ardhur nga Qeveria… Koeficienti i Presidentit është zvogëluar nga 12 në 10, ndërsa koeficienti i Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është bërë 9 (2,151 euro).


Deputetja e PSD-së ka thënë se një ngritje është bërë për deputetët dhe kryetarët e komunave.

“Një ngritje e kemi bërë edhe për kryetarët e komunave (koeficienti 8 – 1,912 euro ), pasi ata zgjidhen direkt nga qytetarët dhe kanë një përgjegjësi të madhe në drejtimin e komunave”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Projektligji për Paga dërgohet në Kuvend
Lexo po ashtu Projektligji për Paga dërgohet në Kuvend

Nënkryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Shqipe Pantina ka thënë se Kosova është shtet parlamentar dhe deputetët kanë përgjegjësi të madhe në bërjen e politikave.

“Koeficienti i deputetëve është bërë 8 (1,912 euro). Është bërë një vlerësim edhe në përputhje me Kushtetutën edhe me ligjet protokollare”, tha Pantina./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori