LAJMI I FUNDIT:

Pantina: Ndryshimi i ligjit zgjedhor duhet të ndodhë gjashtë muaj para zgjedhjeve (Video)

Pantina: Ndryshimi i ligjit zgjedhor duhet të ndodhë gjashtë muaj para zgjedhjeve (Video)

Deputetja e Grupit të Deputetëve të Pavarur, Shqipe Pantina në emisionin “Përballje” ka thënë se kur flitet për reformën zgjedhore, flitet për dy rrafshe: e para nevoja për reformim të sistemit zgjedhor dhe e dyta nevoja për ndryshim dhe plotësim të rregullave aktuale për ti evidentuar disa të meta.

“Nuk rekomandohet që sistemi zgjedhor të ndryshojë shpesh. Në Kosovë ka nevojë për një sërë reformash tjera psh: reformat në sistemin e drejtësisë janë më të nevojshme sesa reformat zgjedhore”, u shpreh Pantina, transmeton Telegrafi.

Pantina më tej ka theksuar se është e nevojshme të bëhet rishikimi i Ligjit zgjedhor.


“Është e domosdoshme ndryshimi i disa çështjeve që duhet të rregullohen me ligj psh: çështja e votimit me kusht, sepse votimi me kusht është karakteristik e vendeve postkonfliktuoze…”, tha Pantina.

Ajo ka treguar se ndryshimi në ligjet zgjedhore duhet të ndodh të paktën 6 muaj para datës së zgjedhjeve.

“Është një rekomandim i Komisionit të Venecias që thotë se nuk duhet të bëhet asnjë ndryshim në ligjet zgjedhore të paktën 6 muaj para datës së zgjedhjeve”, tha Pantina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori