Pandemia e coronavirusit ka rritur shkallën e varfërisë në Maqedoninë e Veriut
Pandemia e koronavirusit ka rritur shkallën e varfërisë në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të Entit të Statistikës, rreth 455 mijë persona jetojnë nën pragun e varfërisë dhe shumica e tyre janë familje me tre ose më shumë fëmijë.
Duke marrë në konsideratë gjendjen e tanishme epidemiologjike si dhe treguesit ekonomikë, numri i të varfërve pritet të rritet, bazuar në hulumtimet e institucioneve përkatëse.
“Marr 2.300 denarë (37 euro). Si do të jetojmë shtatë anëtarë me këto para. Mos pyet se si mbijetojmë. Me sopat punojë, dalim të çajmë dru për siguruar para për ngrënë dhe pirë”, thotë Nijazi Hasani, i papunë i cili së bashku me bashkëshorten dhe pesë fëmijët jeton me një asistencë të vogël sociale dhe punët fizike që kryen nëpër qytet.
Ai thotë se me ditë ka pritur në radhë para bankave për të marrë edhe ndihmën shtesë nga shteti në vlerë prej 100 eurosh, që i është ndarë disa kategorive të qytetarëve të goditur nga gjendja e rëndë ekonomike.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar edhe Pakon e katërt financiare në vlerë prej 470 milionë euro, por kjo ndihmë duhet të kalojë edhe në kuvend, që më pas t’i shpërndahet kategorive të caktuara të qytetarëve.
Masat parashohin që 283 mijë qytetarë të marrin nga rreth 6000 denarë apo 100 euro. Këtu përfshihen qytetarët me pensione të ulëta, të papunët, si dhe të gjithë ata që janë të moshës mbi 64 vjeç.
“Kjo pako e masave ekonomike është miratuar në mënyrë transparente dhe me përfshirjen e të gjithë faktorëve, me qëllim që nga ndihma financiare të përfitojnë të gjitha kategoritë e qytetarëve. Jemi të përkushtuar për të luftuar varfërinë që ka goditur shumë familje. Vëmendja jonë është përqendruar në ruajtjen e vendeve të punës dhe në mbështetjen e gjithë të tjerëve, si punëtorët e firmave falimentuese, pensionistët dhe të papunët”, ka deklaruar kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.
Por, opozita maqedonase gjendjen ekonomike në vend e vlerëson si shumë të keqe ndërsa masat e qeverisë, të dështuara, që sipas OBRM-PDUKM-së, kanë çuar në varfërimit e skajshëm të popullatës, në veçanti të asaj pjese që mbijeton me ndihma sociale.
“Ky pushtet ka dështuar në përballje me pandeminë. Me këtë pushtet po rrezikohet jeta e banorëve që dëshmohet me numrin e lartë të vdekjeve dhe të infektuarve, ndërsa pjesa tjetër po përballet me gjendje të rëndë ekonomike. Shumë biznese kanë falimentuar që për rrjedhojë kanë lënë shumë familje pa të ardhura për mbijetesë. Kategoritë më të rrezikuara, si të papunët, ata me të ardhura të ulëta apo rastet sociale, janë në gjendje edhe më të rëndë. Qeveria në vend se të përballet seriozisht me këtë gjendje, ajo miraton disa masa, që nuk ofrojnë zgjidhje konkrete, por më tepër janë masa populiste”, thuhet në vlerësimin e partisë maqedonase në opozitë, OBRM-PDUKM.
Biljana Dukovska nga organizata joqeveritare “Platforma për Luftën kundër Varfërisë”, thotë se gjatë pandemisë ka njerëz që kaluan nën pragun e varfërisë sepse nuk ishin të informuar ose nuk i kuptonin dekretet e qeverisë për ndihmë në përballje me krizën ekonomike. Ajo pret që, si rezultat i krizës së shkaktuar nga pandemia, varfëria të rritet mes 23 dhe 24 për qind.
“Është fakt që masat rezultuan me një përmirësim të caktuar të situatës, atje ku ishin të destinuara treguan se kanë ndikim. Por, reforma sociale nuk mund të jetë e suksesshme vetëm nëse ka përfitime financiare për qytetarët. Me këtë, ata thjesht nuk do të jenë të uritur për të qenë në gjendje të kërkojnë punë, përndryshe paga është ajo që duhet t’i nxjerrë ata nga varfëria, dhe jo të ardhurat minimale të garantuara”, thotë Dukovska.
Sipas Entit të Statistikës, që nga fillimi i pandemisë, rreth 15 mijë persona kanë humbur vendet e tyre të punës, por sipas odave ekonomike numri i atyre që kanë humbur punës ka arritur në mbi 40 mijë persona./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë