LAJMI I FUNDIT:

Pançev: Korrupsioni është i vështirë për t’u provuar jashtë, akoma më i vështirë në burgje

Pançev: Korrupsioni është i vështirë për t’u provuar jashtë, akoma më i vështirë në burgje

MPB-ja ka kryer aksion në burgun “Idrizovë” dhe gjatë kontrollit në lokalet e të burgosurve janë gjetur sende dhe mjete të ndryshme pa leje. Gjatë kontrollit janë kontrolluar 25 qeli dhe është e pazakontë ndërhyrja e Ministrisë së Brendshme. Zafirço Pancev, shef i Departamentit për hetime penale në Departamentin për krim të organizuar në MPB, për “Utrinski Brifing” dha detaje për këtë aksion policor.

“Ministria e Brendshme nuk mund të hyjë e pavarur në institucionet e burgjeve. Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve është përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe kushteve në burgje. Por, Zyra dhe MPB kanë nënshkruar memorandum për bashkëpunim, kështu që aksioni i djeshëm i MPB-së në burgun e Idrizovës ka qenë me kërkesë të Zyrës”, thotë Pançev.

Ai sqaron se Drejtoria për Ekzekutim të Sanksioneve, e cila është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, ka kërkuar ndihmë.


“Burgjet në Maqedoni janë ndërtuar shumë kohë më parë, pra nuk janë me sistem të çelive por me reparte me rreth 100 të burgosur. Gjatë kontrollit u gjetën armë të ftohta, thika, telefona, si dhe u gjet edhe drogë. Por, duhet ditur se kjo në vetvete nuk është vepër penale e as kundërvajtje sepse ligji e rregullon që të burgosurit të mos posedojnë gjëra të tilla”, thotë Pançev.

Pançev tha se korrupsioni është i vështirë për t’u vërtetuar jashtë, madje edhe më i vështirë në burgje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori