Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër rikthehet për të tretin vit radhazi më 20 dhe 21 nëntor, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, duke ri-konfirmuar statusin e tij si panairi i vetëm dhe më i rëndësishëm për këto sektorë në vend.
Ky event ofron një platformë të pasur për inovacion, bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm, duke sjellë përfitime për industritë përkatëse dhe të gjithë pjesëmarrësit.
Ceremonia e Hapjes së panairit do të zhvillohet më 20 nëntor, në orën 10:00, në hollin kryesor të Pallatit të Kongreseve, dhe do të mirëpresë personalitete me një kontribut të spikatur në tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër, si:
– Z. Hubert Perr, Drejtues i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri për Bashkëpunim
– Znj. Ekaterina Solovova, Drejtuese e EBRD në Shqipëri
– Z. Axel Olearius, Drejtor i Programit për Zhvillim Urban të Qëndrueshëm ndaj Ndryshimeve Klimatike në GIZ
dhe shumë personalitete të tjera me ndikim në sektorët e energjisë, ndërtimit dhe ekonomisë së gjelbër.
Pas ceremonisë, aktivitetet do të vazhdojnë me Tirana Energy Forum (TEF 2024), ku do të zhvillohen katër panele diskutimi me mbi 30 folës ekspertë të fushës, të moderuar nga Lorenc Gordani. Forumet do të përqendrohen te çështje si tranzicioni energjetik në Shqipëri, roli i biznesit të qëndrueshëm, zbatimi i Agjendës së Gjelbër dhe zhvillimi më i fundit i projekteve të energjisë së rinovueshme, efiçenca në ndërtim, si dhe përmirësimi i sistemeve të rrjetit dhe përparime të tjera të spikatura në tregun shqiptar të energjisë.
Një moment i veçantë do të jetë paneli i dedikuar të rinjve, duke trajtuar aksesin e tyre në tregun e punës për sektorin e energjisë dhe ndërtimit, dhe duke adresuar nevojat për punonjës të kualifikuar. Forumi ofron një mundësi të shkëlqyer për intervista ekskluzive me ekspertë ndërkombëtarë të fushës.
Eksperienca ekskluzive për mediat
Intervista Ekskluzive: Mundësi për të intervistuar ekspertë ndërkombëtarë dhe liderë të industrisë.
Prezantim Inovacionesh: Prezantime të teknologjive më të reja dhe zgjidhjeve inovative nga kompani lidere në treg.
Lançime Ekskluzive: Zbuloni projekte të reja dhe iniciativat më të fundit në sektorët e energjisë dhe ndërtimit.
Një platformë për zhvillim të qëndrueshëm
Panairi do të mundësojë ndërveprim të drejtpërdrejtë mes prodhuesve, furnizuesve dhe konsumatorëve të teknologjive më inovative, duke nxitur bashkëpunime të reja dhe duke i dhënë formë të ardhmes së qëndrueshme për industrinë në Shqipëri dhe rajon.
Profili i ekspozuesve dhe vizitorëve
Panairi ka tërhequr një grup të larmishëm ekspozuesish nga sektorë të ndryshëm, përfshirë prodhues të energjisë, ofrues të teknologjisë, kompani ndërtimi dhe të tjerë. Kategoria e vizitorëve përfshin sipërmarrës, menaxherë biznesesh, operatorë energjetikë, zhvillues, investitorë dhe zyrtarë qeveritarë, të gjithë të interesuar për të investuar dhe për të zgjeruar njohuritë e tyre në fushën e efiçencës energjetike dhe praktikave të qëndrueshme.
Ndërsa, mbështetësit kryesorë të këtij panairi janë: Longi- Global Power, VEGA Group, INTESA SANPAOLO BANK, VEGA CHARGING, Meps Albania, Vicatulic, Pam Building, ProCredit Bank.
Pjesëmarrja në këtë event premton shumë ndaj mos mungoni t’i bashkoheni eventit më të madh në vend kushtuar energjisë, ndërtimit dhe ekonomisë së gjelbër. Më 20 dhe 21 nëntor në Pallatin e Kongreseve.
Rregjistrohuni tani dhe bëhuni pjesë e një eventi që frymëzon ndryshimin!
Linku i rregjistrimit: KËTU
Iceberg Exhibitions | info@icebergexhibitions.com | +355694063909
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania