LAJMI I FUNDIT:

Panairi ‘Blej Shqip’ hapet me porosi për heqje të barrierave Kosovë-Shqipëri

Panairi ‘Blej Shqip’ hapet me porosi për heqje të barrierave Kosovë-Shqipëri

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me odat e tregtisë dhe industrisë së Shqipërisë ka hapur sot panairin tradicional “Blej Shqip”, për nder të Ditës së Flamurit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u shpreh se me anë të këtij panairi po e dërgojnë një mesazh që tarifat ndërmjet dy shteteve shqiptarë duhet të largohen në mënyrë, siç thotë ai bizneset të funksionojnë lirshëm.

“Kemi kënaqësinë që po e bëjmë hapjen e panairit tradicional tashmë që bëhet me institucionet e Shqipërisë. Sivjet është një risi i kemi mbi 130 biznese gjysma janë nga Shqipëria, për shkak të rrethanave politike me këtë panair po e dërgojmë mesazhin që tarifat mes dy shteteve tona duhet të largohen qe bizneset tona të shesin lirshëm. Për ekonominë tonë është sa më shumë të shesim prodhime tona, kjo do të bëjë që te zhvillohet një ekonomi më e zhvilluar” , ka thënë ai.


Pjesë e këtij panairi ishte dhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Ai tha se falë bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës kanë arritur që të sjellin një numër të madh të bizneseve të Shqipërisë në Prishtinë.

“Për gjithë ne është ditë e shënuar, pasi po hapim këtë panair, kjo falë bashkëpunimit tonë me komunën e Prishtinës, mbledhja e djeshme e qeverisë kishte fokus largimin e barrierave ekonomike. Mundësitë për rritje ekonomike janë shumë të mëdha, unë jam shpresë plotë që viti i ardhshëm do të na sjell një bashkëpunim më të madh”, tha Minxhozi.

Ky panair tashmë është bërë tradicional dhe do të bahet në qendër të qytëtit. Gjithë qëllimi është që të promovohen produktet nga të gjitha trevat shqiptarë. Panairi do të zgjatë tre ditë dhe do të mbahet në dy sheshet kryesorë të Prishtinës. /KP /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori