LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e para të Purosangue, SUV-it të parë nga Ferrari (Video)

Pamjet e para të Purosangue, SUV-it të parë nga Ferrari (Video)

Duket se kanë filluar testimet e para, të kësaj makine të re nga Ferrari

Nuk është sekret, se Ferrari është duke punuar në SUV-in e parë të emëruar Purosangue, transmeton Telegrafi. Megjithëse nuk është thënë, nëse emri italian që në gjuhën shqipe nënkupton ‘i racës së pastër’ do ta ketë edhe kur të del si produkt final.


Ende nuk është konfirmuar nëse ka filluar të testohet, por një spiun ka arritur të kapë disa pamje, që e tregon këtë makinë në një lokacion në Maranello të Italisë.

Përshkrimi zyrtar nga Ferrari, se do të jetë i bazuar në GTC4Lusso dhe se është më i madh se Lamborghini Urus, ka bërë të mendohet, se ky është pikërisht SUV që prisnim ta shihnim.

Ditëve në vijim, pritet të ketë ndonjë konfirmim zyrtar, bashkë me ndonjë lajm të rëndësishëm për Ferrari Purosangues, që pritet të jenë një ndryshim në brendin e këtyre makinave. /Telegrafi/