LAJMI I FUNDIT:

Pamje tronditëse: Sulm brutal me thikë në Mannheim të Gjermanisë, në mesin e të plagosurve edhe aktivisti i njohur anti-islamik

Pamje tronditëse: Sulm brutal me thikë në Mannheim të Gjermanisë, në mesin e të plagosurve edhe aktivisti i njohur anti-islamik

Policia ka qëlluar një sulmues me thikë i cili plagosi tre persona në një demonstratë të ekstremit të djathtë në qytetin gjerman të Mannheim.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në sheshin e qytetit.

“Kundër sulmuesit është përdorur një armë zjarri”, tha policia në një deklaratë.


Nga pamjet e publikuara së fundmi shihet vrasësi teksa godet me thikë në qafë një oficer nga pas, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Videoja gjithashtu tregon sulmuesin duke luftuar me një tjetër burrë dhe duke lëvizur me thikë në dorë ndërsa të tjerët përpiqeshin ta ndalonin.

“Aktualisht një operacion i madh policor po zhvillohet në sheshin e tregut të Mannheim”, thuhet në deklaratën e policisë.

“Një helikopter shpëtimi është gjithashtu në përdorim. Nuk mund të jepet asnjë informacion i mëtejshëm”, shton deklarata.

Deri më tani, ashpërsia e plagëve, duke i përfshirë edhe ato të sulmuesit, nuk dihet.

Sipas gazetës gjermane BILD, i plagosur ka mbetur edhe aktivisti anti-islamik Michael Sturzenberger, i cili ishte bërë pjesë e tubimit me një kërkesë të dukshme në parullat e tij: “Stop islamit politik”. Andaj, dyshohet se sulmi ishte planifikuar, me sulmuesin që synonte aktivistin.

Ndryshe, Sturzenberger u bë i njohur në të gjithë Gjermaninë përmes peticionit kundër ndërtimit të një xhamie në Mynih. Ai u dënua dy herë: për ofendim të punonjësve të policisë dhe për denigrim të mësimeve fetare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori