LAJMI I FUNDIT:

Pamje që nxisin spekulime: Gruaja e sozisë së Prigozhinit viziton ‘varrin e shefit të Wagner një ditë pas funeralit’

Pamje që nxisin spekulime: Gruaja e sozisë së Prigozhinit viziton ‘varrin e shefit të Wagner një ditë pas funeralit’

Gruaja e “sozisë” kryesor të liderit të mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin, thuhet se është parë duke vizituar varrin ku është varrosur ai, një ditë pas funeralit të tij.

Një grua e parë në varrin e tij në një varrezë në Shën Petersburg ishte identifikuar më parë si gruaja e kryekomandantit, Lyubov Prigozhina, 52 vjeç.

Por tani mediat ruse kanë sugjeruar se ishte në fakt Irina Krasavina, e cila është partnerja e sozisë kryesor të Prigozhin, Leonid Krasavin, përcjell Telegrafi.


Vendi ku u rrëzua aeroplani i Prigozhinit është rrafshuar nga buldozerët
Lexo po ashtu Vendi ku u rrëzua aeroplani i Prigozhinit është rrafshuar nga buldozerët

Hetuesit rusë konfirmuan zyrtarisht se shefi i mercenarëve ishte një nga 10 personat e vrarë në një aksident aeroplani në Rusi të mërkurën e kaluar, pasi kryen testet gjenetike të viktimave.

Të martën, një ‘funeral privat’ u mbajt për 62-vjeçarin, megjithatë është e paqartë se kush mori pjesë në varrim, sepse autoritetet ruse bllokuan mbulimin e ceremonisë.

Dhe pjesëmarrja e gruas së sozisë së Prigozhinit në varrezat e Porokhovskoye sjell dyshime të reja në sipërfaqe nëse vetë Prigozhin ishte apo jo në bordin e aeroplanit kur ai doli jashtë kontrollit dhe ra në tokë.

Ndërkohë janë bërë disa pretendime se Prigozhi ishte i vetëdijshëm për (pa)sigurinë e tij dhe nuk ishte në bordin e aeroplanit dhe në vend të kësaj kishte vendosur një “zëvendësues”.

Paraqitja surprizë e gruas së sozisë vjen pasi Rusia po vepron për të mbuluar rrethanat e rrëzimit të aeroplanit duke refuzuar ta hetojë atë sipas rregullave ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Starmer i Britanisë zbulon

Starmer i Britanisë zbulon "katër hapat për të ndihmuar Ukrainën"

Botë
A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Botë
Tre të plagosur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një qendër tregtare në Moskë

Tre të plagosur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një qendër tregtare në Moskë

Botë
Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Botë
Udhëheqësi i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë shpreson të takohet së shpejti me Donald Trump

Udhëheqësi i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë shpreson të takohet së shpejti me Donald Trump

Botë
Kalo në kategori