Në valën e fundit të protestave në Hong Kong, ku demonstruesit dhe policia u përleshën në një qendër tregtare, ka ndodhur një dhunë brutale nga të dyja anët.

Dhe, ndonëse pamjet që janë shpërndarë në rrjetet sociale, kryesisht kanë treguar brutalitetin e policisë, përcjell Telegrafi, në një video të publikuar shihet se si disa demonstrues godasin një polic.


Siç bëhet e ditur, disa njerëz në shkallët e qendrës tregtare Sha Tin rrëzojnë fillimisht një polic nga shkallët, dhe kur ai e humbi ekuilibrin e tij dhe ra në dysheme, një duzinë prej tyre filloi ta godasin atë.

Megjithatë, publikimi i videos ka provokuar reagime të ndryshme.

Sipas raporteve zyrtare, 28 civilë dhe 10 policë u shtruan në spital pas një demonstrate të dielën. /Telegrafi/