Pamje nga hoteli ku po qëndron Shkëndija - Lojtarët të kënaqur me kushtet, vizitohen nga shqiptarët në Itali (Foto)

Shkëndija ka udhëtuar të martën për në Milano, ku eshët akomoduar në hotel.
Klubi shqiptar do ta luajë ndeshjen e jetës ndaj skuadrës së madhe italiane me renome botërore, Milan.
Skuadra është duke qëndruar në Hotelin Melia Milano.
Lojtarët janë duke kaluar momente të mira në qytetin e modës dhe janë shumë të kënaqur me akomodimin, shkruan Telegrafi.
Ata janë të magjepsur me qytetin dhe bukuritë e tij dhe me entuziazëm të madh janë duke e pritur ndeshjen.
Gjatë ditës së djeshme, por edhe sot ka pasur vizita të shumta në hotel nga shqiptarët që jetojnë në Itali duke i dhënë zemër skuadrës tonë kuqezi.
Ndeshja do të zhvillohet të enjten në San Siro dhe deri më tani janë shitur mbi 20 mijë bileta. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































