Në orët e mbrëmjes së sontme ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Kamenicë në të cilin janë përfshirë tri vetura ku për pasojë kanë ndërruar jetë dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani nga Policia e Kosovës.


“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Gjilan-Kamenicë, janë involvuar tri vetura. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë policia dhe ekipi mjekësor”, tha Hashani.

Lexues të gazetës Blic kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, në të cilat shihen veturat me dëme të konsiderueshme materiale.

aksid2

aksid3

aksid4