LAJMI I FUNDIT:

Pamje e çuditshme: Fëmijët e Uellsit të tmerruar nga një vepër arti në shkollën e tyre

Pamje e çuditshme: Fëmijët e Uellsit të tmerruar nga një vepër arti në shkollën e tyre

Fëmijët e një shkolle në veri të Uellsit kanë mbetur të tmerruar nga një vepër arti që është ekspozuar në mjediset e tyre.

Një “burrë rozë i fryrë” 13 metra i gjatë është vënë në hapësirat e shkollës Ruthin në veri të Uellsit, si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Arteve.

Vepra ka bërë bujë te banorët vendas të cilët u zgjuan me një pamje të çuditshme, përcjell Telegrafi.


Disa prej tyre e kanë quajtur “të shëmtuar” dhe jo art, ndërsa të tjerë thonë se nuk e pëlqejnë vërtet pasi instalacioni po i frikëson fëmijët.

“Ju e quani atë art?”, tha një grua.

Megjithatë, arti është gjithmonë subjektiv, me një tjetër banor që u shpreh se i pëlqen vepra.

“I bën njerëzit të bëjnë shaka me të”, tha ai.

Në lidhje me “burrin rozë” është deklaruar edhe vetë shkolla.

“Ju mund të keni vënë re një vizitor mjaft të madh dhe të fryrë në shkollën Ruthin. Duke qëndruar rreth 13 metra lart, instalacioni u krijua për Festivalin Ndërkombëtar të Arteve”, thuhet në deklaratën e saj. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Babai e ushqeu fëmijën dhe e zuri gjumi, shprehja e pakënaqur e foshnjës bëri miliona të qeshnin

Babai e ushqeu fëmijën dhe e zuri gjumi, shprehja e pakënaqur e foshnjës bëri miliona të qeshnin

Fun
Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

Interesante
Këtij daullexhiu në Turqi

Këtij daullexhiu në Turqi "nuk ia deshi me bakshishe as gjatë Ramazanit" - i rebeluar, ai përplasi daullën për tokë

Virale
Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Fun
Një punonjës i bagazheve filmohet duke hedhur valixhet 'si raketa' nga aeroplani, përpara pasagjerëve të tronditur

Një punonjës i bagazheve filmohet duke hedhur valixhet 'si raketa' nga aeroplani, përpara pasagjerëve të tronditur

Fun
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Kalo në kategori