Minimalizëm në grim, lëkurë e freskët dhe flokë me frymë romantike – ja sekretet e stilit të saj

Gjatë turneut botëror të filmit Wuthering Heights, aktorja Margot Robbie tërhoqi vëmendjen jo vetëm me veshjet elegante, por edhe me një qasje të rafinuar ndaj bukurisë. Ndërsa kombinimet e saj përfshinin krijime të shtëpive të modës si Maison Margiela, ajo zgjodhi që grimi të ishte i përmbajtur, i freskët dhe natyral.


Grimerja e saj, Pati Dubroff, zbuloi se sekreti i këtij pamje qëndron në përdorimin minimal të fondatinës dhe theksimin e skuqjes së faqeve për një efekt romantik dhe të shëndetshëm.

Baza perfekte: përgatitja e lëkurës është çelësi

Pamja pa grim kërkon lëkurë të përkryer. Margot thekson prej vitesh rëndësinë e pastrimit dhe eksfolimit të rregullt. Gjatë udhëtimeve dhe fluturimeve të gjata, ajo përdor disqe pastruese (tufere) që pastrojnë dhe rinovojnë lëkurën pa e irrituar.

Për rezultate të ngjashme:

  • Zgjidhni tufere me acid salicilik ose acid glikolik për pastrim të thellë të poreve.
  • Për lëkurë të ndjeshme, preferoni variante me aloe vera ose përbërës qetësues.
  • Mos e teproni me aktivët, balanca mes pastrimit dhe hidratimit është thelbësore.

Hidratimi me serum të lehtë dhe krem të përshtatshëm për tipin e lëkurës krijon bazën ideale për grim minimal, transmeton Telegrafi,

Grimi: natyral, por i menduar

Kjo pamje nuk ka të bëjë me fshehje, por me theksim të tipareve.

  • Përdorni fondatinë të lehtë ose BB krem vetëm aty ku është e nevojshme.
  • Skuqja e faqeve është elementi kryesor – aplikojeni në mollëzat e faqeve dhe pak në majë të hundës për efekt romantik.
  • Vetullat mbajini natyrale, të krehura lehtë.
  • Buzët – nuanca rozë e butë ose balsam me shkëlqim.

Rezultati? Një lëkurë që duket e freskët dhe e ndriçuar nga brenda.

Flokët: romantikë me frymë viktoriane

Frizurat e saj gjatë promovimit të filmit ishin të frymëzuara nga estetika viktoriane, por me prekje moderne.

Dy stile dominuan:

  • Valë të lirshme romantike – onde të buta, natyrale, me volum të lehtë.
  • Topuz i ulët artistik – i thjeshtë, i sofistikuar dhe i lehtë për t’u realizuar.

Për të arritur këtë efekt:

  • Përdorni një hekur me diametër të madh për onde të buta.
  • Mos i krehni shumë – kaloni gishtat për pamje më të relaksuar.
  • Për topuzin, lini disa fije të lira për një efekt romantik.

Thelbi i stilit të saj

Pamja e Margot Robbie gjatë turneut të “Wuthering Heights” dëshmon se eleganca moderne qëndron në minimalizëm. Lëkurë e shëndetshme, grim i lehtë dhe flokë me lëvizje natyrale, ky është kombinimi që e bën pamjen të duket e freskët dhe e përjetshme.

Nëse doni një pamje që është njëkohësisht romantike dhe bashkëkohore, sekreti nuk është te shtresat e produkteve, por te kujdesi i mirë dhe balanca. /Telegrafi/