Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (PSS) në Serbi, Dragan Gjilas, ka reaguar ndaj deklaratës së emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, lidhur me sugjerimin e tij që pushteti në Serbi, deri në zgjedhjet e ardhshme, të zbatojë rekomandimet e ODIHR-it.
Gjilas ka thënë se Aleksandar Vuçiq i ka vjedhur zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar, ndër të tjera, sepse nuk i zbatoi rekomandimet e ODIHR-it të dy viteve më parë.
“Askush nuk ka të drejtë t’i japë një mandat të ri prej katër vjetësh tani. Serbia nuk mund të vazhdojë në rrugën e integrimeve evropiane, sepse ka kohë që është ndalur me integrimin evropian”, ka thënë Gjilas në një postim në platformën “X”, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se “qeveria e re nuk mund të forcoj institucionet demokratike sepse Serbia nuk ka më institucione. Ato u shkatërruan nga një grup i organizuar kriminal që sundoi Serbinë për 12 vjet”.
“Dhe ju i dini të gjitha këto shumë mirë, por është e parëndësishme për ju, sepse Aleksandar Vuçiq përmbush atë që është e rëndësishme për ju. Është e drejta juaj të kujdeseni për interesin tuaj, por të paktën na kurseni deklaratat me të cilat fyen inteligjencën tonë”, ka thënë Gjilas.
Ndryshe, emisari amerikan për Ballkanin, Escobar, në një intervistë për Zërin e Amerikës, të premtën, në konstatimin se Parlamenti Evropian ka miratuar së fundmi rezolutën që kërkon një hetim ndërkombëtar të pavarur të parregullsive në zgjedhjet serbe, të cilat, meqë ra fjala, janë dokumentuar edhe nga ODIHR dhe vëzhguesit vendas dhe nëse qëndrojnë Shtetet e Bashkuara me aleatët e tyre evropianë për këtë çështje duke kërkuar hetim të pavarur, ka deklaruar se “se raporti i ODIHR, të cilin tashmë e kemi thënë se qëndrojmë pas dhe e mbështesim, bën disa rekomandime shumë të qarta dhe ka theksuar disa mangësi shumë të qarta në procesin zgjedhor në Serbi”.
“Pra, qëndrimi ynë është që ato duhet të rregullohen dhe ato duhet të rregullohen para zgjedhjeve të ardhshme, qofshin ato kombëtare apo komunale”, ka deklaruar Escobar.
Edhe analistë e politikanë të tjerë opozitarë në Serbi, duke komentuar deklaratën e Escobar, thonë se SHBA-ja ka përligjur zgjedhjet e manipuluara nga Vuçiqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri