LAJMI I FUNDIT:

Pagat largojnë të rinjtë nga fshati! Ekspertët: Rrisni rrogat, ose mbeteni pa punëtorë

Pagat largojnë të rinjtë nga fshati! Ekspertët: Rrisni rrogat, ose mbeteni pa punëtorë

Të ardhurat mujore e një punëtori në sektorin e bujqësi në Shqipëri janë 54 mijë lekë të reja apo 540 euro.

Kjo shifër nuk është aspak tërheqëse për të rinjtë që të investohen tek punët e tokës, mungesa e fuqisë punëtore për këtë sektor është një tjetër problem madhor, pasi atij të tregut.

Krahu i punës në zonat rurale tashmë është bërë një sfidë për bizneset bujqësore dhe ato blegtoriale, sepse pagat në bujqësi ofrohet me bazë ditore për shkak të natyrës sezonale të punës. Përballë këtyre kushteve, shumë të rinj kanë preferuar të largohen përgjithnjë nga jeta e fshatit.


“Duke pasur këtë nivel page  ka pak mundësi dhe hapësira që një i ri të zhvillohet profesionalisht në zonat ruralë, bën që shumë prej tyre të zgjedhin zbritjen në qytet e kthehen në darkë në shtëpi , apo të shohin një rrugë zgjidhje emigracionin që bëjnë të njëjtën proces punë por kanë tjetër vlerësim në pagë“-shprehet Erion Muça, ekspert punësimi.

Sipas ekspertit të punësimit, Erion Mucca, një pjesë e fajit se përse fshati ka mbet pa punëtor e kanë vetë bizneset pasi nuk ofrojnë kushte të mira punë duke filluar që nga pagesa e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, e deri tek ditët e pushimit.

“Janë shumë pak ato sipërmarrje apo ferma agroturistike që i sigurojnë punonjësit për nevojat që kanë  gjë që bën që mënyra se si trajtohet marrëdhënia e punës në këtë sektor është më para në dorë.”

Në zonat e Lushnjës dhe Fierit aty ku zhvillohet bujqësia intensive dita e punës në sera kap vlerën e 1500-2000 lekë të reja, bujqit paralajmërojnë se sezonin e ardhëm ata do të kërkojnë rritje page pasi punë në bujqësi është tepër e vështirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Komedianët rusë pretendojnë se mashtruan Albin Kurtin, paraqiten si president i Letonisë

Komedianët rusë pretendojnë se mashtruan Albin Kurtin, paraqiten si president i Letonisë

Lajme
Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës

Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës

Lajme

"Ishte mysafir në restorant", familjari i të vrarit në Prishtinë thotë se i ndjeri u kap aksidentalisht nga plumbat

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Lajme
Prokuroria nis hetimet për procesin e votimit me postë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Prokuroria nis hetimet për procesin e votimit me postë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Njohja e Kosovës nga Kenia, Osmani falënderon homologun e saj Ruto dhe ish-presidentin Pacolli për angazhimin e tij

Njohja e Kosovës nga Kenia, Osmani falënderon homologun e saj Ruto dhe ish-presidentin Pacolli për angazhimin e tij

Lajme
Kalo në kategori