Pacolli: Zbatimi i ndalimit të ndërtimeve pa leje vazhdon

Për të parë nga afër zbatimin e vendimit për ndalimin e ndërtimeve pa leje, Bjeshkët e Sharrit u vizituan nga ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.
“Ne si ministri kemi marrë disa kërkesa, prej banorëve, që të shohin se cilat janë kriteret që duhet t'i përmbushin që të sjellin material nëse kanë nevojë për të ndërtuar diçka. Ne dimë që në bazë të ligjit zona strikte është e ndaluar që të ndërtohet, mirëpo në zonën ë dytë dhe të tretë duhet të shohim për respektimin e ligjit”, ka thënë Pacolli.
Nga drejtuesit e Parkut Kombëtar “Sharri” bëhet e ditur se vendimi për ndalimin e ndërtimeve pa leje po zbatohet në terren.
“Duhet të respektohen rregullat, për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe shpresojmë që në parqet kombëtare të kënaqen me këto bukuri qe i ka vendi” ka thënë Nail Kryeziu. UD drejtor i parkut kombëtar Sharr
Gjatë vizitës, u bë thirrje për të gjithë qytetarët që vizitojnë parkun kombëtar, që të kontribuojnë në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e tij.




















































