LAJMI I FUNDIT:

Pacolli thotë se do të hapet Zyra Ndërlidhëse në Sllovaki

Pacolli thotë se do të hapet Zyra Ndërlidhëse në Sllovaki

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli në Jordani, në margjinat e forumit Ekonomik botëror, ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak.

Pacolli ka shkruar në Facebook se përkundër faktit që Sllovakia ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, bashkëpunimi është jashtëzakonisht në rrugë të mbarë.


Postimi i plotë i Pacollit:

“Në Jordani, në margjinat e forumit Ekonomik botëror, zhvillova një takim me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak. 

Përkundër faktit që Sllovakia ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, bashkëpunimi ynë është jashtëzakonisht në rrugë të mbarë. Në jemi të përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha vendet e BE-së, pse e së cilës familje synojme që të bëhemi pjesë. 

Në frymën e bashkëpunimit, me ftesën time, Lajcak do të vizitojë Republikën e Kosovës në qershor të këtij viti. Gjithashtu edhe zyra jonë në Sllovaki do të hapet së shpejti”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli me ftesë mbretit Abdullahu II, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Jordani. /Telegrafi/