Edhe pse kishte frikë për një dënim të mundshëm, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë për Granit Xhakën.

Mesfushori shqiptar u akuzua nga mediat serbe se ka provokuar që ka veshur fanellën Jashari pas fitores së Zvicrës 3-2 ndaj Serbisë.


Megjithatë vet Xhaka pas ndeshjes tha se nuk kishte të bënte asgjë me politikë, por thjeshtë e ka veshur atë për ta përkrahur bashkëkombësin e tij.

Por edhe nëse gjobitet nga FIFA, atë gjobë do ta paguaj ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

xhaka jashari 1212

Kreu i AKR-së ka thënë se ka folur personalisht me Granit Xhakën dhe i ka thënë se do ta paguajë dënimin nëse emri Jashari e shqetëson FIFA-n dhe shtëpia më e madhe e futbollit botëror i vendos gjobë mesfushorit shqiptar.

"Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar".

Shaqiri Xhaka 5

"Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë", ka shkruar Begjet Pacolli. /Telegrafi/

telegrafi sport app