eksperti ad

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i shoqëruar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Rejhan Vuniqi, kanë pritur sot në takim Grupin parlamentar të Miqësisë nga Kuvajti të kryesuar nga Waleed Al-Tabtabae, kryetar i Grupit të Miqësisë, bashkë më Sh.T.z. Fayez Mishari Al-Jassim, ambasador Jo-Rezident i Kuvajtit në Kosovë me seli në Tiranë.

Gjatë takimit u theksua se Kuvajti është i gatshëm të ndihmoje Kosovën rreth anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe do të ndihmojë me njohje nga disa shtete tek të cilat ka ndikim.


foto2

“Kosova mund te jetë e vogël në aspektin fiziko-gjeografik, por zemra e popullit të saj është e madhe”, deklaroi kryesuesi i delegacionit nga Kuvajti, Waleed Al- Tabtabaie, kryetar i Grupit të Miqësisë.

Me këtë rast edhe njëherë u theksua mundësia e përkrahjes së projekteve të identifikuara nga ana e Kosovës që do t’i përkrahë fondi i Kuvajtit dhe në ketë drejtim priten studime serioze nga ana e Republikës së Kosovës.

Në fund delegacioni mirëpriti vullnetin e shprehur nga ana e Sh.T.z. Behgjet Pacolli për ta vizituar Kuvajtin në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/