Kryesuesi i delegacionit teknik për bisedime me Serbinë për fushën e sigurimeve dhe Karton të Gjelbër, Rrahim Pacolli, i ka bërë thirrje Qeverisë së re që sapo të formohet, t’i marrë për obligim pagesat e sigurimeve për bashkatdhetarët.
Pacolli ka thënë se si pasojë e mos pajisjes së Kosovës me Kartonin e Gjelbër, bashkatdhetarët edhe këtë vit janë të obliguar ta paguajnë policën e sigurimit në kufij.
Ai u ka bërë thirrje Qeverisë së re, që posa të formohet t’i marrë për obligim pagesat e sigurimeve për bashkatdhetarët.
“Unë mendoj që këtë vit janë më të kënaqur bashkatdhetarët, për arsye se në kufi kemi vendosur më shumë pika ku nuk kanë nevojë me prit shumë kur të vijnë ata, për t’u pajisur me policë të sigurimit për territorin e Kosovës. Janë duke pritur më pak edhe ne një vit më herët kemi bërë një zbritje 50 % edhe janë të kënaqur me tarifat, nuk ka ankesa këtë vit. Vetëm shqetësimi i Byrosë Nacionale të Kosovës është që nuk kemi ende mundësi me i pajis me karton të gjelbër edhe Kosovën, për arsye se pa na njohur Kombet e Bashkuara dhe 120 shtet është pak e vështirë me u bërë kjo gjë, për arsye se nuk po pajtohen gjitha shtete, siç është Spanja, Rusia e shumë shtete që nuk na kanë njohur”, ka thënë ai.
Sipas Pacollit, zgjidhja më e mirë për bashkatdhetarët do të ishte që Qeveria e ardhshme ta marrë përsipër pagesën e sigurimeve për bashkatdhetarë.
Ndërsa sa i përket zbatimit të marrëveshjes me Serbinë për lëvizje të lirë, Pacolli, thotë se nuk është i kënaqur pasi pala serbe vazhdon të mos i njohë tabelat e Kosovës.
Ai tha se ka kërkuar nga Qeveria që të ngrijë këtë marrëveshje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Sipas tij, këtë vit ka fluks shumë të madh nga mërgata me rreth 5% më shumë sesa vitin e kaluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës