LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Pacolli: Qeveria Haradinaj ka dështuar në politikën e jashtme

Deputetja Pacolli: Qeveria Haradinaj ka dështuar në politikën e jashtme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në një konferencë për media ka thënë se viti 2018 sa i përket politikës së jashtme të Kosovës ka kaluar me shumë probleme dhe e ka dërguar shtetin në regres.

Pacolli tha se Kosova ka kaluar një vit tepër të pazakontë në politikën e jashtme.

“Viti 2018 përbën një regres të plotë me një politikë të jashtme të çakorduar. Kanë thënë se do të kemi njohje nga Serbia, anëtarësim në Interpol e në organizata tjera dhe njohje nga shtete të ndryshme etj”, ka thënë ajo


Pacolli u shpreh se Qeveria Haradinaj ka dështuar në politikën e jashtme.

“…U munduam dje të kuptojmë më shumë nga ministri Pacolli për tërheqjen e njohjeve, por ministri e mohoi një gjë të tillë. Ndërsa, zëvendëskryeministri Hoxhaj e konfirmoi një gjë të tillë përmes deklaratave publike. Ministri ka marr 40 vendime pa informuar deputetet e Komisionit të Jashtëm”, ka thënë Pacolli.

Deputetja e VV-së theksoi se paraqitja e djeshme e ministrit për Punë të Jashtme, Behxhet Pacolli ishte skandaloze.

“Ministri u mundonte në mënyra të ndryshme të ikte nga përgjegjësia. Arsyetimi i tij ishte banal. Njëra ndër arsyet ishte se e fyenin, e unë nuk e di kush e paska fyer atë”, tha ai.

Pacolli ka folur edhe për procesin e integrimit evropian.  “Vetëm 13 për qind të prioriteteve të MSA-së janë përmbushur. E vetëm katër prej 22 prioriteteve për reforma janë përmbushur. Kjo qeveri ka dështuar edhe me liberalizimin e vizave. Asnjëherë populli i Kosovës nuk është informuar saktë. Kryeministri po bëhet qesharak, ku ende po premton në këtë fund vit, kur edhe institucionet e BE-së shkojnë në pushime. Në BE nuk ka pajtim në mes të shteteve anëtare nëse Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizmin e vizave”, ka thënë Pacolli.

Ajo po ashtu tha se në Kosovë nuk ka unitet në mes të partive politike, e mesazhi i Trumpit sipas saj ishte qartë duke kërkuar unitet në vend.

“Presidenti Trump e ka konfirmuar se duhet një unitet në vend e ne nuk e kemi një unitet. E kemi presidentin Thaçi që e ka marr dialogun si të vetin dhe një delegacion që po i shërbejnë Thaçit si shërbëtorë”, tha Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori